Showbiz

“Covid-19 i merr jetën tim biri, vetëm 2 vjeç…”, lajmi i rremë me foton e djalit revolton burrin e Chiara Ferragnit: Bastard, ma shpife

FOTO
Një lajm i rremë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social Facebook, në të cilën shfaqet një foto e të birit, Leone, me një mbishkrim nën emrin e Fedez.
Featured image of article: “Covid-19 i merr jetën tim biri, vetëm 2 vjeç…”, lajmi i rremë me foton e djalit revolton burrin e Chiara Ferragnit: Bastard, ma shpife Bloggerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez, me djalin.

ITALI– Ndërsa gjithnjë e më shumë, po qarkullojnë lajme të rreme, sidomos mbi personazhe të njohur për publikun, një histori e pahijshme i ka ndodhur bloggeres së famshme italiane, dhe bashkëshortit të saj, reperit Fedez.

Një lajm i rremë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social Facebook, në të cilën shfaqet një foto e të birit, Leone, me një mbishkrim nën emrin e Fedez.

“Këtë natë Covid-19 i mori jetën tim biri, Leone, vetëm 2 vjeç e gjysmë. Nuk është e vërtetë që vetëm të moshuarti vdesin. Qëndroni në shtëpi”,- shkruhet në një postim, i cili më të drejtë ka revoltuar tej mase reperin, Fedez.

Fotoja e djalit të tij është përdorur për një lajm mizor, i cili ka trembur dhe fansat e çiftit të famshëm italian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Fedez.

Me një reagim të ashpër, Fedez shkruan: “Jam pa fjalë, sa shumë ma shpife”. Ndërsa ka vazhduar me reagimin e tij në postimet e mëtejshme: “E bën për të tërhequr vëmendje, kështu që mendoj se është e drejtë t’i japim vëmendjen që meriton këtij personi që shkarkon foton e djalit tim për të thënë se ka vdekur nga koronavirusi. Komplimente, fitove! Bastard!”

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë.  Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4300 viktima dhe 57,786 të infektuar.

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment