Aktualitet

Humb betejën me COVID-19! Ndërron jetë kirurgia e Shkodrës, Zyliha Kraja, bashkëshortja e dramaturgut të njohur

Mjekja nuk mundi të fitonte betejën kundër COVID-19 me të cilën ishte infektuar prej ditësh
Featured image of article: Humb betejën me COVID-19! Ndërron jetë kirurgia e Shkodrës, Zyliha Kraja, bashkëshortja e dramaturgut të njohur Zyliha Kraja
Përditësuar:

SHKODER– Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja, njëkohësisht dhe bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Mjekja nuk mundi të fitonte betejën kundër COVID-19 me të cilën ishte infektuar prej ditësh. Zyliha është një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër e cila dhe pse ishte në pension ka kontribuar në spitalin e qytetit.

Para se të infektohej me virusin vdekjeprurës gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë gjatë njoftimit të ditës së sotme për bilancin e të prekurve nga COVID-19 shkon në 5882 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i viktimave për ditën e sotme ishte 5, mirëpo me ndarjen nga jeta të kirurges, shkon në 6.

Shkodra është qyteti i tretë me më shumë të infektuar në Shqipëri, me plot 293 persona.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment