Rajoni

Covid-19 i merr jetën kuzhinjerit profesionist Përparim Babalija

Përparim Babalija një ndër kuzhinjerët më të mëdhenj ka ndërruar jetë papritur në moshën 37-vjeçare nga Covid-19. Ai ishte një nga ikonat e kulinarisë shqiptare, i cili ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare
Featured image of article: Covid-19 i merr jetën kuzhinjerit profesionist Përparim Babalija Perparim Babalija

KOSOVË – Ndërron jetë nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.

Lajmin e ka konfirmuar në facebook Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ishte një nga kuzhinjerët më profesionistë i cili ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

Mrizi i Zanave

Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”,- shkruhet në njoftim.

Për katër vite ai ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht ka punuar në restorante të nivelit të lartë Michelin Star, si dhe ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna”. Gjithashtu ai ka krijuar konceptin e tij mbi kuzhinën të quajtur Përparim Babalija Concept.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Babalija së fundmi ishte shef i kuzhinës në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

(f.i/dosja.al)

 

Shto Koment