Showbiz

33 mijë euro karantinim/ Zbulohet çmimi i kripur që po paguan Rita Ora në vilën ku u bllokua gjatë Covid-19, 465 euro në natë në shtëpinë që revoltoi fqinjët

Karantina e ka kapur Rita Orën në një fshat në Londër dhe mos mendoni se është vend dosido pasi një natë në shtëpinë ku ka qëndruar këngëtarja shqiptare kushton 465 euro.
Featured image of article: 33 mijë euro karantinim/ Zbulohet çmimi i kripur që po paguan Rita Ora në vilën ku u bllokua gjatë Covid-19, 465 euro në natë në shtëpinë që revoltoi fqinjët Rita Ora
Përditësuar:

LONDER– Këngëtarja shqiptare Rita Ora gjatë periudhës së izolimit u karantinua në një fermë në një fshat të Londrës.
Rita nuk shkoi për tu karantinuar mirëpo ajo u bllokua dhe u detyrua të qëndronte për disa ditë të mira në fshatin Cotswolds aty ku duket se nuk po ia kalon kaq keq. Kanë qënë fqinjët e saj ata të cilët janë ankuar për zhurmat që vinin nga shtëpia e Ritës pasi ajo organizonte festa që shqetësonin vendasit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Mirëpo edhe pse Rita shkoi për të kaluar disa ditë ajo harxhoi shumë para dhe jo për ushqim por harxhoi mijëra euro për vendin ku u akomodua.
Vetëm një natë në atë shtëpi kushton 465 euro dhe deri më tani “Daily Mail” shkruan se Rita Ora ka paguar 33 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Ndërkohë këngëtarja shqiptare vijon të qëndrojë ne fshat dhe është e sigurt që do harxhojë akoma me shume.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment