Aktualitet

COVID-19/ Humbin jetën dy pacientë nga Tirana, MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese

VIDEO
Humbin jetën dy pacientë nga Tirana, shkon në 83 numri i viktimave. MSH: Dy pacientët nga Tirana vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Featured image of article: COVID-19/ Humbin jetën dy pacientë nga Tirana, MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese Foto ilustruese

TIRANË- Shkon në 83 numri i viktimave nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetë dy pacientë tek Infektivi. Sipas MSH-së viktimat janë një 58-vjeçar dhe 59-vjeçar nga Tirana, të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, sot janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Situata është rënduar në spitalin Infektiv. Aktualisht aty marrin shërbim 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë. Lajm i mirë është se 47 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment