Aktualitet

COVID-19 godet turizmin, në Vlorë 80% më pak vizitorë se fillimi i gushtit të kaluar (VD)

Pasagjerët të cilët mbajnë numrin më të lartë të mbërritur në vendin tonë nga porti i Vlorës përgjatë kësaj periudhe janë shqiptarë, rezidentë në Itali, të cilët vijnë për pushime dhe vizita në vendin e tyre.
Featured image of article: COVID-19 godet turizmin, në Vlorë 80% më pak vizitorë se fillimi i gushtit të kaluar (VD) Plazh në Vlorë

VLORË- Gushti sjell shpresë që fluksi i zakonshëm i pasagjerëve, pushuesve dhe turistëve të cilët mbërrijnë me dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi-Vlorë  do të jetë më i lartë në ditët në vijim. Këtë fillim gushti, me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë mbërritur 354 pasagjerë.

Pasagjerët të cilët mbajnë numrin më të lartë të mbërritur në vendin tonë nga porti i Vlorës përgjatë kësaj periudhe janë shqiptarë, rezidentë në Itali, të cilët vijnë për pushime dhe vizita në vendin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por si për të mbajtur shpresat gjallë, gjen edhe ndonjë italian që ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

COVID-19 ka ndikuar drastikisht në uljen e numrit të pasagjerëve të mbërritur nga porti i Vlorës. Gjatë muajt korrik të vitit 2019 nga ky port mbërrinin 20 500 pasagjerë, ndërsa këtë vit  kanë ardhur gjatë gjithë korrikut 5023 pasagjerë.

(Marrë nga A2)

Shto Koment