Rajoni

COVID-19 godet sërish bluzat e bardha, ndërron jetë mjeku i njohur në Kosovë

Mjeku Lulzim Kolgjeraj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Komunës së Prizrenit, Mytahet Haskuka.
Featured image of article: COVID-19 godet sërish bluzat e bardha, ndërron jetë mjeku i njohur në Kosovë Lulzim Kolgjeraj

KOSOVË -Mjeku nga Kosova, Lulzim Kolgjeraj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ai ishte shtruar për tre javë rresht në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga kreu i Komunës së Prizrenit, Mytahet Haskuka. Ky i fundit ka shprehur ngushëllimë për familjarët dhe miqtë e mjekut.

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj. I ndjeri kishte shërbyer si mjek i shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj të Prizrenit. Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.m Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herë ndërkohë në mesin e bluzave të bardha në Kosovë, kanë ndërruar jetë mjekët Sylejman Rexhepi, Ali Tolaj dhe Fadil Zuka.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment