Politike

COVID-19/ Gent Cakaj: Janë kryer operacionet e para për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Itali dhe Kroaci

Cakaj ka njoftuar se janë kryer operacionet e para për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Itali dhe Kroaci.
Featured image of article: COVID-19/ Gent Cakaj: Janë kryer operacionet e para për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Itali dhe Kroaci Gent Cakaj

Tiranë-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në Facebook, ka bërë me dije përfundimin e operacioneve të para për riatdhesimin e shqiptarëve, të kthyer përkatësisht nga Italia dhe Kroacia.

Reagimi: 

Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci. Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19. Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar. Për më shumë informacion: https://bit.ly/2UFFF5s

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë nga e hëna pritet të rinisin fluturimet, për të sjellë shqiptarët në Shqipëri, falas dhe me avionin “Lasgush” të kompanisë “Air Albania”.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

Shto Koment