Aktualitet

Covid-19 futet në qendrën e shëndetit mendor në Korçë, infektohen 2 infermiere dhe kuzhinierja

Infektohen 2 infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor “Mimoza” në Korçë. Pjesa tjetër e stafit karantinohet.
Featured image of article: Covid-19 futet në qendrën e shëndetit mendor në Korçë, infektohen 2 infermiere dhe kuzhinierja Foto nga qendra shëndetësore.
Përditësuar:

KORÇË- COVID-19 është përhapur gjerësisht në qytetin e Korçës. Mësohet se së fundmi kanë rezultuar të infektuar 2  infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor “Mimoza” në Korçë.

Mësohet se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i personave të infektuar dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment