Aktualitet

COVID-19 futet në Bashkinë Kukës, polici rezulton pozitiv

Policit i është marrë tamponi sot dhe pas analizave në ISHP, ka rezultuar i prekur me COVID-19.
Featured image of article: COVID-19 futet në Bashkinë Kukës, polici rezulton pozitiv Testi i COVID-19

KUKËS– COVID-19 vijon përhapjen në Kukës. Dosja.al mëson se koronavirusi tashmë është futur në Bashki, pasi një punonjës i Policisë Bashkia ka rezultuar pozitiv.

Policit i është marrë tamponi sot dhe pas analizave në ISHP, ka rezultuar i prekur me COVID-19. Ai është zinxhir i personave që kanë rezultuar pozitiv më parë dhe epidemiologët kanë nisur hetimin për kontaktet e fundit të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment