Aktualitet

COVID-19 futet brenda ISHP-së, konfirmohet pozitiv punonjësi i institucionit

Dosja.al mëson se punonjësi i ISHP, me iniciale N.N. ka rezultuar pozitiv, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Featured image of article: COVID-19 futet brenda ISHP-së, konfirmohet pozitiv punonjësi i institucionit COVID-19 dhe logo e ISHP

TIRANË– Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar sot tek personeli i Institutit të Shëndetit Publik. Dosja.al mëson se punonjësi i ISHP, me iniciale N.N. ka rezultuar pozitiv, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Marrja e tamponit është bërë sot dhe pas analizave mësohet se punonjësi i ISHP ka rezultuar pozitivë.

Nga ana tjetër sot kanë ndërruar jetë tre persona. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment