LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid-19, Durrësi mes karantinës dhe shëtitjeve buzë detit (FOTO)

23 Mars 2020, 09:46 Nga DOSJA

DURRËS – E shtuna paradite ishte në Durrës ashtu edhe si në pjesën më të madhe të vendit një moment dyndjesh në pazare e në rrugë. Kufizimet e njoftuara nga kryeministri Edi Rama në Facebook ngjallën frikë të një mbyllje të gjatë dhe qindra qytetarë u përgjigjën duke rendur të furnizoheshin me ushqime.

Të tjerë ndërkohë e shfrytëzuan orën e lirë për të shëtitur. Qyeti, në të cilin janë shënuar 6 të prekur nga Covid-19 dhe një i vdekur, ra në qetësi menjëherë sapo filloi ora e karantinës dhe në rrugë nuk ka asnjë lëvizje.

Një fenomen i ngjashëm është përsëritur edhe në ditët e mëparshme. Orët e caktuara si fasha të mundshme lëvizje u interpretuan si leje për të dalë dhe pasditeve qindra qytetarë dolën të shëtisin buzë detit, pavarësisht paralajmërimeve për të mos lënë shtëpitë.

Më të shqetësuar për shëtitjet e pasditeve janë dhjetra të moshuar italianë që jetojnë prejvitesh në qytetin bregdetar dhe që ndjekin me ankth zhvillimet nga Italia. “Shumë lëvizje nëpër rrugë, në krahasim me atë që po ndodh në Itali”, – më thotë në telefon Giuseppe Palumbo, pensionist nga Napoli, i cili jeton në Durrës që prej 8 vitesh.

“Flas me njerëzit e mij në Itali dhe më tregojnë sa e rëndë është situata atje. Unë jam mbyllur brenda bashkë me zonjën dhe bëhem merak më shumë për moshatarët e mij pensionistë, që jetojnë vetëm këtu në Durrës”, tha Palumbo.

Porti e biznesi

Ndërkohë puna në qytet ka ndaluar dhe lëvizje ka vetëm në pak pika jetike. Të dielën dy tragete me mallra mbërritën në port, por zakonisht vjen vetëm një i tilë në ditë.

Në kushtet e bllokimit të pikave kufitare për shkak të virusit COVID-19, trageti i linjës Bari-Durrës-Bari prej disa ditësh sjell dhe dërgon në vendin fqinj kamionë me mallra import-eksporti, kryesisht ushqimore, si dhe lëndë të parë për sipërmarrjet që punojnë në sistemin fason.

Indrit Xhixhabesi, i cili përgjigjet në telefonin e “Linjës së Gjelbër”, që Autoriteti Portual ka vënë në dispozicion, thotë se “numri i kamionëve dhe i trajlerëve më tragete ka mbetur thuajse i njëjtë me ditët normale. Por meqë nuk ka udhëtarë dhe autovetura, mjafton një traget në ditë për transportin e kamjonëve, ndërsa në raste të veçanta lundron edhe një i dytë”.

I njohur për masat e sigurisë edhe në kushte normale, porti i Durrësit mbetet këto ditë një nga hapësirat e pakta të vijës bregdetare, ku veprimtaria përpunuese nuk ka pësuar tkurrje të mëdha.

Pjesa tjetër, veçanërisht zona turistike,  është goditur rëndë nga efekti zinxhir i mbylljes së dyerve të bizneseve për shkak të koronavirusit.

Lokalet janë të mbyllura pavarësisht motit të mirë dhe shumica e peshkarexhave qëndrojnë në breg dhe pak peshkatarë, që janë paraqitur në punë ose qepin rrjetat, ose pastrojnë anijet.  “Ku do ta çojmë peshkun, po dolëm në det” – thotë Andoni, një prej tyre duke treguar se restorantet janë të mbylluar.

Ai thotë se pak peshkatarë kanë dalë megjithatë në det, por ata e shesin peshkun të familjarë e të njohur.

Përndryshe punonjësit e call center presin ende për të trasferuar punën në shtëpi. “I ruajmë distancat”, justifikohet Stiliani,  një djalosh që punon në një nga call centerat pranë. “Pastaj, vijmë me biçikleta dhe nuk krijojmë asnjë problem”. Djali që kërkon të mbetet anonim thotë se në ndërmarrjen e tij nuk janë marrë masa mbrojtëse dhe se ende nuk është krijuar mundësia për të punuar nga shtëpia.  Kompania ku ai punon para tre ditësh u gjobit me një shumë të majme, pasi nuk i kishte pajisur punonjësit me doreza dhe maska .

Ndërkohë të dy produket mungojnë në farmaci dhe pak kanë mundur të gjejnë zgjidhje. “Ne i qepëm vetë maskat për punonjësit e ndërmarrjes sonë”, – dëshmon Arjan Gjyzeli, i cili drejton një firmë fason për prodhimin e çantave të kartonit, porosi e shtëpive të mëdha të modës italiane.

“Pastaj, kur pashë që edhe disa miq të mij kishin hasur të njejtën vështirësi për bizneset e tyre, por edhe disa patrulla policie, prodhova mbi 1,000 copë brenda ditës”, – thotë Ariani, duke treguar hollësisht edhe procedurën e dezinfektimit të maskave para dorëzimit.

Ai thotë se i ka shpërndarë të gjitha falas dhe se do të prodhojë të tjera nëse ka nevojë. Ndërkohë punëtorë të kompanive që janë ende të hapura janë të vetmit që lëvizin me autobuzë në qytet.

Shëtitjet në fashat e lira

Të dielën në Durrës nuk pipëtin asgjë. Rrugët janë të zbrazëta dhe qyteti i është bindur karantinës që filloi prej orës 13.00 të së shtunës.

Megjithatë vendosja e fashave orare nga qeveria disa ditë më parë, e ktheu bregun e detit në një shëtitore në orët e lejuara, ndërsa paraditje e të shtunës qe një nga ditët me rrugët më të populluara që prej fillimit të situatës me Covid-19, pas njoftimit të kryeministrit se çdo gjë do të mbyllej në mesditë.

Shumë qytetarë e kanë interpretuar fjalën e kryeministrit për lëvizjet në orët e fillimit dhe përfundimit të punës, si një orar “liridaljeje” nga banesat. Pjesa më e madhe shëtitësit e lëvizin në grupe. Të tjerë rrinë ulur në stola buzë detit. Të rinjve u bashkohen edhe të moshuar.

“Duket sikur e kanë harruar hallin që na ka zënë”, qesh një nga të rinjtë, pranë tyre. Pastaj kujtohen që edhe ata, njëlloj si të moshuarit nuk i binden thirrjes për të ruajtur shëndetin.

Në orën 13.00 të së shtunës rrugët e Durrësit u boshatisën dhe gjithçka mbetet në dorë të Policisë Bashkiake dhe patrullave të Policisë së Shtetit.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri masat kunder covid 19 koronavirus në shqipëri masat kunder covid 19

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni