Kulture

“Covid-19 do të shkaktojë ndryshime të mëdha në botë” Fatos Kongoli shpjegon si po e kalon karantinën: Kam lexuar një kryevepër botërore

Teksa është pyetur nëse koha e Covid-19 do të sjell një rend, një qasje të re për kulturën, për librin, për njerëzimin, Kongoli përgjigjet se nuk e di akoma si do dalim nga kjo situatë.
Featured image of article: “Covid-19 do të shkaktojë ndryshime të mëdha në botë” Fatos Kongoli shpjegon si po e kalon karantinën: Kam lexuar një kryevepër botërore Shkrimtari shqiptar, Fatos Kongoli.

TIRANË– Në Ditën Ndërkombëtare të librit shkrimtari i njohur shqiptar Fatos Kongoli ka zhvilluar një bisedë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe leximit, Alda Bardhyli, ku ndër të tjera ai ka folur edhe për këtë kohë që po kalon në karantinë.

“Kemi kaq kohë të mbyllur, në karantinë. Ky është komunikimi i parë që unë bëj, përveç telefonatave të rastit me shokët, dhe më bëhet shumë qejfi që komunikojmë pikërisht sot që është dita botërore e letërsisë.”- është shprehur ai.

Më tej shkrimtari ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë, ku sigurisht dihet që rëndësia e letërisë kryeson mbi shumë të tjera për Kongolin, ku thotë se deri më tani ka lexuar dy , ‘Don Kishotin e Mançes’ të Servantesit.

“Njerëzit janë të detyruar të mbyllen në karantinë dhe një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohën, apo për t’u ndjerë më mirë, është leximi dhe këtë e kam ndjekur edhe vetë. Unë e kam kaluar duke lexuar një kryevepër botërore, ‘Don Kishotin e Mançes’ të Servantesit, të dy vëllimet, i pari i përkthyer nga Noli dhe tjetri nga Petro Zheji.”- tha shkrimtari shqiptar.

Kujtojmë që së fundmi Kongoli ka botuar një libër me kujtime të titulluar “Kapitulli i Amerikës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autori thotë se është një libër në thelb me kujtime, duke shtuar se para 1 dekade ka botuar “Iluzionet në sirtar”, një roman që bëri jehonë shumë të madhe.

“Ky libri i ri që unë e kam titulluar ‘Kapitulli i Amerikës’, meqë vitet e fundit jetova 7 vjet radhazi më shumë në Amerikë sesa në Shqipëri. Është një libër që lidhet me këtë periudhë të rëndësishme të jetës sime. Prandaj e kam quajtur ‘Kapitulli i Amerikës’, por sigurisht është një libër ku përveç përjetimeve të mia në Nju Jork kryesisht, vendit ku jetova, shqiptarëve, amerikanëve që njoha nga fusha e letërsisë, shkencës, etj. Në këtë libër zë një vend jo të vogël një peripeci që kalova unë gjatë vitit 2018, pas një sëmundjeje shumë të rëndë ku u operova 2 herë, si me thënë, praktikisht, siç e them edhe vetë, vajta trokita te dera e Shën Pjetrit, por nuk ma hapën. Më thanë ‘kthehu mbrapsht, se ke akoma…”– rrëfeu ai.

Teksa është pyetur nëse koha e Covid-19 do të sjell një rend, një qasje të re për kulturën, për librin, për njerëzimin, Kongoli përgjigjet se nuk e di akoma si do dalim nga kjo situatë.

“Është e paqartë, megjithëse ka projekte në të gjithë botën projekte për të dalë. Debatohet shumë se si do dalë bota pas kësaj pandemie, si me thënë. Megjithatë, unë kam krijuar një bindje timen, nga sa dëgjoj, që bota nuk do të jetë më ajo që ishte, do të jetë tjetër. Do ketë zhvillime shumë të mëdha, sipas meje, zhvillime botërore në realitetin botëror, sipas meje. Nuk jam as sociolog, as politikan… por e ndiej që ndryshimet do të jenë të mëdha, shumë të mëdha. U kam thënë gjithmonë lexuesve- lexoni, lexoni sa më shumë, lexoni. Nuk ka gjë më të mrekullueshme sesa leximi i një libri”.- përfundoi shkrimtari.

A.C/Dosja.al

Shto Koment