Rajoni

COVID-19/ 55 qytetarë të Kosovës nisen nesër nga Zvicra drej vendit të tyre, do të futen menjëherë në karantinë

55 qytetarë të Kosovës nisen nesër nga Zvicra drej vendit të tyre. Ata do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila është kthyer në karantinë.
Featured image of article: COVID-19/ 55 qytetarë të Kosovës nisen nesër nga Zvicra drej vendit të tyre, do të futen menjëherë në karantinë Foto nga spitali në Prishtinë
Përditësuar:

Kosovë- 55 qytetarë të Kosovës do të nisen nesër nga Zvicra drejt vendit të tyre. Mediet vendase shkruajnë se qytetarët do  të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është kthyer në karantinë.

“Po, do të ketë fluturim nesër nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të vendosen direkt në Qendrën e Karantines”, ka thënë për Ekspres, shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Alban Zogaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 71.  Së fundmi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus.  Sipas IKSHP’së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment