Aktualitet

COVID-19/ 400 të infektuar dhe 154 të shëruar, 17 raste të reja, ulet numri i të shtruarve. Lajmi i mirë: Asnjë viktimë në 24 orët e fundit

MSH sqaroi se rastet e reja janë vatra familjare dhe jo transmetime komunitare që konfirmon edhe njëherë rëndësinë e distancimit social dhe izolimit. 58 persona janë të shtruar në spitalet COVID-19 ndërkohë që numri të shëruarve sot ka shkuar në 154. 
Featured image of article: COVID-19/ 400 të infektuar dhe 154 të shëruar, 17 raste të reja, ulet numri i të shtruarve. Lajmi i mirë: Asnjë viktimë në 24 orët e fundit Ilustrim

SHQIPËRI- 400 të infektuar në vendin tonë. Ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit u shënuan 17 raste të reja me një rritje nga dje, kur numri ishte 6. Ndërkohë, epiqendra’ e infeksionit në Shqipëri, mbetet Tirana më 190 raste, e ndjekur nga Shkodra me 45 pacientë pozitivë.

MSH sqaroi se rastet e reja janë vatra familjare dhe jo transmetime komunitare që konfirmon edhe njëherë rëndësinë e distancimit social dhe izolimit. 58 persona janë të shtruar në spitalet COVID-19 ndërkohë që numri të shëruarve sot ka shkuar në 154.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përsa i përket të infektuarve, në Elbasan burime për dosja.al bëjnë me dije se   rezulton e infektuar edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, si edhe një familje me 6 anëtarë në Fier.

Një ditë më parë Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi se mes të infektuarve ka edhe gra shtatzëna. Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero, deklaroi se në fund të javës fillon rënia e COVID-19 dhe sipas tij fundi i prillit do të ketë pak raste.

(J.V;F.G/Dosja.al)

  • 12:02

    5 mjekë dhe infermierë fitojnë betejën me COVID-19/ Manastirliu: Deri më tani kemi 154 persona të shëruar

    Foto e publikuar nga Ogerta Manastirliu

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë, që ishin prekur nga COVID-19. Sipas saj, në total shëruar 27 mjekë dhe infermierë.

    “Lajm i mirë  Edhe 5️⃣ të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit.
    1️⃣mjeke dhe 4️⃣ infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP . Shkon në 2️⃣7️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga 🤜#COVID19🤛 Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗ #FORCA”, shprehet Ogerta Manastirliu. 

  • 11:35

    17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit, 400 të infektuar

    Rritet sërish numri i rasteve të reja të të prekurve me COVID-19. Sot janë konfirmuar 17 raste të reja, nga 6 që ishin dje, duke  e çuar numrin e të infektuarve në 400. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik përditësoi sot të dhënat në emër të Ministrisë së Shëndetësisë ku sqaroi se janë testuar dje 236 të dyshuar. Gjithashtu, është ulur numri i të shtruarve në të dy spitalet COVID-19, ku në të dy spitalet janë 58 persona, 9 prej të cilëve janë të intubuar. Ndërkohë që shpërndarja gjeografike është zgjeruar në Tiranë me 9 raste, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

    Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

     Tiranë 190 raste
    – Durrës 38 raste
    – Lushnje 5 raste
    – Elbasan 12 raste
    – Fier 32 raste
    – Kavajë 8 raste
    – Rrogozhinë 4 raste
    – Korçë 17 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 45 raste
    – Lezhë 14 raste
    – Berat 2 rast
    – Has 12 raste
    – Krujë 5 raste
    -Tropojë 4 raste
    – Pukë 4 raste
    – Mirditë 3 raste

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

  • 11:39

    ‘Kemi rënie të të shtruarve’, Rama mesazh qytetarëve: Po bëjmë gjënë e duhur, do dalim shumë shpejt me kokën lart…

    Kryeministri Edi Rama apelon për durim dhe bën me dije se nëse Shqipëria vazhdon kështu, atëherë izolimi do të përfundojë shumë shpejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë grafikun e shtrimeve në spital, dhe thekson se në 10 ditët e fundit, ka rënie të atyre pacientëve që iu nevojitet ndihmë mjekësore në spitalet COVID. Në grafik shihet se sot numri i të shtruarve është 63, ndërsa në kulmin e epidemisë, datat 27 dhe 31 mars, numri ka qenë 79 pacientë të shtruar.

    🟢 SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE…

    Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 8. April 2020

  • 10:10

    6 anëtarë të një familje në Fier të infektuar me COVID-19, mes të prekurve edhe fëmijë

    Foto ilustruese

    Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një familje me 6 anëtarë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të infektuarve ka edhe fëmijë. E gjithë familja është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

  • 8:47

    Rritet numri i të infektuarve në Elbasan/ Preket nga COVID-19 edhe gruaja e pronarit të restorantit

    Foto ilustruese

    E infektuar me COVID-19 është edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, i cili dy ditë më parë u konfirmua me koronavirus. 12 familjarët të tij bënë testin për  COVID-19, por vetëm gruaja e tij rezultoi e infektuar. Ndërkohë numri të prekurve në këtë qytet ka shkuar në 12.

  • 6:39

    Fitojnë betejën me COVID-19 23 pacientë, shkon në 154 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë!

    Kryeministri Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se janë shëruar edhe 23 pacientë të infektuar me COVID-19.  “Lajm i mirë, 23 të shëruar sot” , shkruan Rama në një postim në Facebook. Tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 154. Ky njoftim është dhënë  në rrjetet sociale edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shto Koment