Aktualitet

377 të infektuar dhe 22 viktima nga COVID-19 në vend, 4 infermierë të prekur tek Trauma, raste të reja në Fier dhe Shkodër, 3 policë në Has rezultojnë pozitiv

  • 4 infermierë të spitalit të Traumës të infektuar me COVID-19, testohet i gjithë reparti i Ortopedisë
  • Në Shqipëri janë infektuar me COVID-19, 377 persona dhe janë shënuar 22 viktima. Ndërkohë 116 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Sakaq, 4 infermierë janë infektuar tek Spitali i Traumës në Tiranë.
    Featured image of article: 377 të infektuar dhe 22 viktima nga COVID-19 në vend, 4 infermierë të prekur tek Trauma, raste të reja në Fier dhe Shkodër, 3 policë në Has rezultojnë pozitiv Ilustrim

    SHQIPËRI– 377 të infektuar, 22 viktima dhe 116 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

    Gjithashtu, mësohet se në spitalin e Traumës janë infektuar 4 infermierë nga një kolegia e tyre, e ëma e të cilës është prekur nga COVID-19.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dy vatrat e infektimit vijojnë që të jenë dy lagjet periferike, Kiras dhe Dobraç. Ndërsa në Fier është infektuar një mësuese, për të dyshohet se burim është ashensori. Ndërkohë, mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

    Edhe pse rastet e infektuara po rriten dita-ditës, sërish sipas ekspertëve piku nuk është arritur dhe pritet të ndodhë në javën e pestë. Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se epidemia në vendin tonë mund të përfundojë në fund të muajit qershor.  Ndërsa, mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje shqiptarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre dhe t’i evitojnë informacionet për situatën në vend, për të shmangur ankthin.

    (k.m/J.V/F.G/Dosja.al)

    • 14:11

      Shkon në 22 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 90-vjeçari

      Një pacient 90-vjeçar, i prekur edhe nga COVID19, ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, duke e çuar numrin e viktimave në Shqipër në 22. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 90-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti i ndjerë ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të tronboembolisë pulmonare.

    • 13:29

      Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Poliçan, infektohet 79-vjeçari, gjithë qyteti futet në karantinë

      Foto nga qyteti i Poliçanit

      Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Poliçan. Mësohet se i infektuari është një 79-vjeçar me iniciale A.L, i cili kishte 5-ditë me temperaturë 38, me probleme të theksuara në frymëmarrje dhe kollë. I moshuari është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Dyshohet se të moshuarin e ka infektuar djali  tij, i cili më 5 mars erdhi nga Greqia. Ky  fundit nuk ka shfaqur simptoma, por pritet t’i nënshtrohet testit. Ndërkohë dyshohet se mjeku mund të ketë infektuar stafin mjekësor të qytetit, pasi ditët e fundit ka shkuar shumë herë për vizitë në spital. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar se i gjithë qyteti është futur në karantinë.

    • 12:54

      4 infermierë të spitalit të Traumës të infektuar me COVID-19, testohet i gjithë reparti i Ortopedisë, MSH refuzon të përgjigjet

      Dosja.al ka mësuar se 4 infermierë të spitalit të Traumës janë infektuar me koronavirus. 4 infermierët janë infektuar kolegia e tyre e cila ka të ëmën të infektuar me COVID-19. Burime të rezervuara i konfirmuan Dosja.al se i gjithë Reparti i Ortopedisë në këtë spital i është nënshtruar testimit për COVID-19.

      Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Zyra e shtypit pranë MSH, nuk pranoi të përgjigjet për këtë çështje, pasi u pyet nga Dosja.al.

      Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se janë 40 persona, mjekë dhe personel shëndetësor të prekur nga COVID-19, gjysma prej tyre, tashmë të shëruar, ndërsa nuk ka asnjë informacion për infermierët e Traumës.

      Në njoftimin e sotëm, MSH njoftoi se “Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19″.

      Nuk dihet arsyeja pse MSh nuk sqaron qytetarët në këtë rast, ku infektimi i stafit mjekësor është një rrezik për të gjithë Tiranën, e në këtë rast spitali i Traumës do të duhej të mbyllej e të kthehej në një spital karantinë.

    • 12:22

      Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: 40 persona nga stafi mjekësor të infektuar, gjysma e tyre janë të shëruar

      Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ecurinë e COVID-19. Përmes një video-konferencë, Rakacolli ka thënë se Shkodra shërben si shembull për dy gjëra; e para, funksionimin e hetimit të pandemisë në Shqipëri, dhe e dyta, rëndësinë që ka kufizimi i takimeve.

      “Shkodra tregon sa mirë ka funksionuar hetimi epidimiologjik. U panë menjëherë rastet e lidhura me këtë familje, me apo pa simptoma. Gjithashtu tregon edhe rëndësinë e distancimit social. Për analizën e SARS/ po punohet që të bëhet edhe atje sa më shpejt.”-tha Rakacolli. 

      Ajo gjithashtu foli edhe për mjekët dhe infermierët e infektuar, numri i të cilëve sipas MSH ka shkuar në 40, dhe se gjysma e tyre tashmë e kanë fituar luftën me COVID-19.

      “Testimi i mjekëve dhe infermiereëve bëhet sipas rekomandimeve. Sipas popullsisë përdoret rekomandimi i përditësuar i OBSH.  Personel mjekësor i prekur janë 40, gjysma janë të shëruar.”,-tha Rakacolli. 

    • 12:02

      Detaje nga Durrësi/ Infektohet me COVID-19 çifti, komshinj të 77-vjeçarit që vdiq

      Dy persona të tjerë rezultojnë të infektuar me COVID-19 në qytetin e Durrësit.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një çift, burri 39-vjeç dhe gruaja 37-vjeç. Mësohet se çifti banon në të njëjtin pallat, ku jetonte 77-vjeçari që humbi jetën disa ditë më parë, pasi u infektua me COVID-19.

    • 11:29

      3 punonjës të Policisë Kuftare në Has të infektuar me COVID-19, vetëizolohen bashkë me familjarët e tyre

      Foto nga pika doganore e Morinës.

      3 punonjës të Policisë Kuftare në Has rezultojnë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata i ka infektuar kolegu i tyre, i cili u prek nga virusi pak ditë më parë. Dy punonjës  janë izoluar bashkë me familjet, në shtëpitë e tyre në fshtatrat Tregtan e  Nikolic. Ndërsa punonjësi tjetër është vetëizoluar në qytetin e Krumës.

    • 10:29

      377 të infektuar dhe 116 të shëruar/ 16 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, MSH: Tirana, Shkodra e Hasi s’respektuan distancimin social!

      16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shkon në 377 numri i të infektuarve. Rritet numri i të prekurve në Tiranë, Shkodër dhe Has. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli teksa bëri përditësimin e të dhënave ka apeluar sot për më shumë kujdes nga të gjithë qytetarët për të mos ndodhur ajo që po ndodh në këto tri qytete, ku numrat e të prekurve rriten çdo ditë. MSH konfirmoi 21 viktima, përfshirë këtu trajnerin e boksit, Skënder Kurti. Lajmi i mirë për sot është se janë 12 persona të shëruar, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri në 116.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

      Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

      – Tiranë 177 raste
      – Durrës 38 raste
      – Lushnje 5 raste
      – Elbasan 10 raste
      – Fier 26 raste
      – Kavajë 8 raste

      – Rrogozhinë 4 raste
      – Korçë 16 raste
      – Vlorë 5 raste
      – Shkodër 44 raste
      – Lezhë 14 raste
      – Berat 2 rast
      – Has 12 raste
      – Krujë 5 raste
      -Tropojë 4 raste
      – Pukë 4 raste
      – Mirditë 3 raste

      Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    • 9:50

      Në luftë me COVID-19/ Flet mjekja shqiptare nga spitali i Breshias: Unë besoj se jeta do të triumfojë

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, një mesazh të mjekes shqiptare në Itali, Ornela Gelaj, e cila po lufton çdo ditë më COVID-19. Mjekja shprehet se çdo ditë përballet me vështirësi, por në spitalin e Breshias mbizotëron fyrma pozitive.

      “Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali#FORCA #JEMIMEJU 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Ogerta Manastirliu në Facebook. 

    • 9:51

      Koronavirusi në Fier/ Mësuesja infektohet nga ashensori, jetonte në një pallat me çiftin e moshuar

      Spitali i Fierit

      Tjetër rast me koronavirus në qyt etin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara e radhës është një mësuese, e cila banon në lagjen ’15 tetori’, i njëjti pallati ku edhe banonte çifti i moshuar. Mësohet se mësuesja mund të jetë infektuar nga ashensori pasi nuk ka pasur kontakt tjetër me çiftin e infektuar. Sipas ekspertëve, koronavirusi ka aftësinë për të zgjatur disa ditë me radhë në një sipërfaqe të çeliktë.

    • 8:51

      6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, 2 familjarë të viktimës 80-vjeçare, e moshuara infektoi edhe infermierin

      Foto ilustruese

      Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, duke e bërë që shifrat të rriten shpejt brenda disa ditëve. Mësohet se të infektuar kanë rezultuar 2 familjarë të të moshuarës që ndërroi jetë dy ditë më parë. Po ashtu i infektuar ka rezultuar edhe infermieri, i cili i ka shërbyer për një muaj 80-vjeçares, e cila ishte viktima e parë nga qyteti.  Edhe rastet e reja janë konfirmuar në dy zonat periferike të qytetit, në lagjet Dobraç dhe Kiras, të cilat janë izoluar.

    • 7:25

      Tritan Kalo thirrje shqiptarëve: Ankth të shohësh emisione televizive për COVID-19, qëndroni në shtëpi, dëgjoni muzikë dhe gatuani

      Tritan Kalo

      Mjeku i njohur, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë dhe të gatuajnë. Kalo shprehet se nëse shikon emisionet televizive, ku flitet për COVID-19, përfshihesh nga ankthi.

      “BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë”, shprehet ai në një postim në Facebook.

      Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive…. JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!

    Shto Koment