Aktualitet

Covid-19/ 146 të infektuar, preket dhe Kruja, 3 prej pacientëve në gjendje të rëndë, 17 të shëruar (HARTA)

VIDEO
  • Shqipëria kërkon mjekë nga Kina për të përballuar koronavirusin
  • Shkon në 146 numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet hara, një i infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 prej pacientëve tek Infektivi ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Ndërsa 17 qytetarë janë shëruar.
    Featured image of article: Covid-19/ 146 të infektuar, preket dhe Kruja, 3 prej pacientëve në gjendje të rëndë, 17 të shëruar (HARTA) Mira Rakacolli

    TIRANE- 146 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19, ku ka edhe një rritje të numrit të testimeve, që kanë arritur në 111 testime. Harta e të prekurve është shtrirë edhe në Krujë ku aty është prekur një person, ndërsa në qytetet si Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë është rritur numri i personave të infektuar.  Ndërsa në spitalin infektiv ndodhen 72 pacientë të shtruar,  ky tre prej tyre janë të intubuar, (frymëmarrje të drejtuar), në gjendje të rëndë. Po kështu, 17 pacientë janë shëruar.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja në 24 orë, 146 të prekur nga COVID-19 72 të shtruar në spitalin infektiv. Deri tani 17 të shëruar pas testeve konfirmuese Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.
    Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:


    • Tiranë 83 qytetarë
    • Durrës 9 qytetarë
    • Lushnje 4 qytetarë
    • Elbasan 3 qytetarë
    • Fier 14 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 4 qytetarë
    • Korcë 11 qytetarë
    • Vlorë 5 qytetarë
    • Shkodër 3 qytetarë
    • Lezhe 4 qytetarë
    • Berat 1 qytetarë
    • Has 2 qytetarë
    • Krujë 1 qytetar

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

    Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

    Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment