Aktualitet

COVID-19/ 2 të infektuar të tjerë në Korçë, një prej tyre pensionist

Dy persona janë infektuar në 24 orët e fundit me koronavirus në qytetin e Korçës. Mësohet se mes tyre është një i moshuar.
Featured image of article: COVID-19/ 2 të infektuar të tjerë në Korçë, një prej tyre pensionist Spitali i Korçës

KORÇË- Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 2 raste me COVID-19 në Korçë. Mësohet se 1 prej të infektuarve është një pensionist, i cili ka qenë kontakt i një personi të prekur më herët.

Lajmi i mirë është se të dy të infekturit janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po qëndrojnë të karantinuar në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave. Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment