Sport

Coutinho ka telefonuar trajnerin Klopp, kushti i tij i ri i ndryshon rregullat e lojës

Cou është gati të ulë rrogën, vetëm që të rikthehet në "Anfield"
Featured image of article: Coutinho ka telefonuar trajnerin Klopp, kushti i tij i ri i ndryshon rregullat e lojës Coutinho

Philippe Coutinho pritet të largohet nga Bayern dhe nga Barcelona. Bayern nuk ka pranuar të paguajë 120 mln euro për transferimin e tij përfundimtar dhe në “Camp Nou” ai nuk ka vend.

Braziliani ka një kontratë deri në vitin 2023 me katalanasit, por dëshiron të kthehet në Premier League. Newcastle po mendon që të paguajë rreth 90 mln euro për blerjen e tij, por mesfushori ka plane të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave britanike, 27-vjeçari është i dëshpëruar për të treguar se sa vlen dhe ka telefonuar trajnerin Jurgen Klopp. Cou është gati të ulë rrogën, vetëm që të rikthehet në “Anfield”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment