Sport

Courtois acaron sërish Barcelonën: Ata nuk e meritojnë La Ligën!

“Unë nuk kam thënë se Reali meriton të shpallet kampion para Barcelonës, nëse kampionati nuk do të vijojë. Thjesht mendoj jemi më të fortë se Barça"
Featured image of article: Courtois acaron sërish Barcelonën: Ata nuk e meritojnë La Ligën! Courtois

Thibaut Courtois nuk heq dorë nga “ideja” e tij se Real Madrid e meriton titullin kampion para Barcelonës, edhe pse kjo e fundit ka dy pikë më shumë aktualisht. Portieri belg ka thënë këtë pak ditë më parë dhe e ka përsëritur edhe sot.

“La Liga duhet luajtur deri në fund. Nuk do të ishte e drejtë ndryshe. Në Angli, në rastin e Liverpool është e kuptueshme, ka një avantazh të madh me vendin e dytë në renditje”, ka deklaruar Courtois, i cili më parë ka luajtur tek Atletico Madrid dhe Chelsea.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë nuk kam thënë se Reali meriton të shpallet kampion para Barcelonës, nëse kampionati nuk do të vijojë. Thjesht mendoj jemi më të fortë se Barça, pavarësisht disavantazhit prej 2 pikësh”, ka shtuar Courtois.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment