LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

17 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Koronavirusi infekton sistemin ekonomik

Tiranë– Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi dimëror dhe u jepte energji te reja. Por këtë nuk mund ta themi sot për marsin e 2020-ës, në këtë vit kur epidemia COVID-19 është shpërndarë në mbi 140 shtete.

Megjithëse gjendja është goxha e tensionuar, nuk ka kohë dhe vend për pesimizëm. Optimizmi është mekanizmi më i mirë për të mbijetuar. Një optimist e ka më të thjeshtë t’i japë rrugëzgjidhje një situate si kjo e sotmja se sa ai që shikon vetëm problematika.

Në fund të viteve 1900, Bota ishte e tensionuar se si do të kalonte ndryshimi digjital në vitet 2000. Kjo situatë u kalua më kollaj se çdokush e mendonte. 10 vjet të shkuara përballuam krizën financiare, ndaj dhe sot nuk është e domosdoshme të jesh ekonomist për të kuptuar se kjo që po përjetojmë sot është vetëm kriza e radhës. Natyrisht që pas krizës financiare të viteve 2008-2010 Bankat Botërore dhe Qeveritë kanë më pak rezerva për të përballuar krizën e re, ndaj dhe teori të vjetra ekonomike nxirren nga raftet dhe përdoren në treg. E tillë është teoria “helicopter money” të cilën e prezantoi për herë të parë ekonomisti Milton Friedman në vitin 1969. Ai u përpoq të shpjegonte efektin në ekonomi të pareve që “bien nga qielli”. Kjo teori u rizgjua në fillim të viteve 2000 nga Ben Bernake, ish Guvernatori i Rezervave Federale, i cili pretendonte se në një mënyrë të tillë të hedhjes së parave në treg do t’i pengohej deflacioni. Këtë iniciative e zbatuan kohët e fundit edhe shtete si Hong Kong, Macau apo Singapori. Për çdo qytetar mbi 18 vjeç dhe rezident ne Hong Kong qeveria dha 1200$. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një metodë apo skemë monetare e qeverisë për rishërndarjen e të ardhurave pa asnjë implikacion monetar, rezultatet konkrete të së cilës ndoshta nuk do te dalin kurrë në pah.

A mund të parashikohej apo parandalohej kjo situatë në të cilën ndodhemi sot?

Po të kishte një komunikim më transparent Botëror, sigurisht që efektet do të kishin qenë më të kontrollueshme. Po si në shumë raste epidemish kjo gjë u nënvleftësua dhe bile u fsheh informacioni i situatës fillestare në Kinë. Falë sistemit njëpartiak Kinez, ata arritën që qytete dhe fshatra t’i fusin në izolim total dhe të ngrenë spitale imediate të ndihmës së shpejtë brenda javës. Kuptohet se pas një reagimi të tillë vendin e zë ankthi dhe paniku për të nesërmen. Mendoj se sot jemi në një luftë ekonomike. Kjo situatë ishte e pashmangshme për ekonominë botërore. Diçka e këtij apo atij lloji do të ndodhte, pasi ekonomia nuk mund të vazhdonte në të njëjtën mënyrë. Paraja sot nuk ka asnjë vlerë, bile dhe interesi bankar në Europë është negativ. Zhvillimi teknologjik i përmbushi kërkesat minimale  të konsumatorëve dhe kërkesa kaloi në luks. Kjo krizë padyshim do të jetë më e forta pasi ka kapur edhe sektorin e shërbimeve, gjë që nuk është parë më parë.

Tremujori i parë i vitit ishte negativ për shkak të ekonomisë Kineze, tremujori i dytë akoma më keq për shkak të ekonomisë Amerikane dhe Europiane.

Rënia pa diskutim do të jetë globale. Të paktën askush në Botë sot, nuk do të habitet meqë në vitin 2020 nuk do të ketë rritje ekonomike, por do të ketë falimentime dhe papunësi. E megjithatë kjo krizë ka edhe anët e saj pozitive:

– Ka më pak lëvizje nëpër Botë, gjë që i gëzon ambjentalistët. Natyrës padyshim do t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë;

– Njerëzit çuditërisht më në fund po gjejnë kohë për njëri-tjetrin. U thyen ngricat në marrëdhënie dhe po kalohet në përkujdesje;

– U vërtetua se globalizimi i produkteve jetike nuk po funksionon dhe do të japë impulse të reja për produktet lokale;

– Do të lindin sisteme dhe mekanizma të rinj financiarë për të drejtuar ekonominë Botërore. Sistemi i vjetër është i lodhur, mekanizmat kredituese në ekonomi nuk kanë dhënë rezultate të mjaftueshme;

– Iniciativa të reja teknologjike do të zhvillohen për të udhëhequr jetën e re globale;

– E-commerce do të marrë impulse dhe dimensione të reja.

Në gjithë këtë situatë të tensionuar roli i Qeverisë Shqiptare është deçiziv dhe duhet vepruar në mënyrë efektive për ngadalësimin e infeksionit ekonomik. Ekonomia e sotme nuk është gjë tjetër, veçse një ingranazh lëvizës, ku ka një ndërthurje mes individëve, kompanive, konsumatoreve dhe institucioneve bankare e financiare. Ky ingranazh nuk duhet të ndalojë dhe duhet të jetë gjithnjë në lëvizje.

Pa diskutim që vendimet e Qeverisë deri tani për karantinën dhe izolimin janë të domosdoshme dhe shumë të arsyeshme, por në totalin e saj në rast se nuk gjendet ekuilibri i duhur që ingranazhi ekonomik të vazhdojë të rrotullohet, do ta çojë vendin në katastrofë ekonomike.

Nuk ka vend për panik. Duhen krijuar grupe pune me specialistë të ekonomisë për të gjetur mënyrën se si të stimulohet politika fiskale pa krijuar borxh të mëtejshëm, dhe në veçanti se si të plotësohen disa prioritete bazike siç janë: – Individët të marrin rrogat edhe kur ju duhet të qëndrojnë në karantinë, në mënyrë që të kenë mundësi të paguajnë shpenzimet ditore;

– Nëpërmjet politikave mbështetëse financiare kompanitë private të arrijnë të mbijetojnë në këtë situatë;

– Sistemi financiar të mos infektohet nga kriza virale shëndetësore.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adrian leka koronavirusi ne shqiperi adrian leka koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni