Bota

Coronavirus paralizon çdo gjë në mbarë botën, fotografët sjellin pamjet e magjishme të qiellit

Atyre që kjo situatë ua ka lehtësuar punën janë fotografët, të cilët mund ta fotografojnë qiellin duke sjell pamje të magjishme.

Pandemia e koronavirus ka pushtuar botën duke mbyllur nëpër shtëpitë e tyre miliona njerëz dhe duke paralizuar biznese dhe udhëtime në mbarë botën. Atyre që kjo situatë ua ka lehtësuar punën janë fotografët, të cilët mund ta fotografojnë qiellin duke sjell pamje të magjishme.

Fotografitë janë realizuar duke përdorur një ekspozim të gjatë, me lëvizjen e dukshme të yjeve për shkak të rrotullimit të Tokës. Me shumicën e njerëzve që kalojnë shumë orë në shtëpi, fotografët duhet të gjejnë mënyra të reja për të shprehur krijimtarinë e tyre.

Një fotograf shprehet se për të realizuar këto fotografi të magjishme të qiellin nuk i është dashur të kalojë pragun e derës. Duket se gjithë kjo situat e krijuar nga pandemia e koronavirus ka bërë shumë njerëz të shijojnë bukuritë unike dhe të jazakonshme që i rrethojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: BBC

(D.K. Dosja.al)

Shto Koment