Sport

Coronavirus kudo, UEFA më në fund reagon për Champions League dhe Europa League

Duhej të merrte një vendim më të shpejtë, madje!
Featured image of article: Coronavirus kudo, UEFA më në fund reagon për Champions League dhe Europa League Foto ilustruese

UEFA pezullon me një javë dy kompeticionet më të mëdha të futbollit në kontinent, Champions League dhe Europa League. Në kushte kur klube si Juventusi apo Real Madridi janë në karantinë, nuk mund të mendohet për futboll.

Organi më i lartë qeverisës i futbollit europian ka reaguar (me vonesë) me një komunikatë zyrtare, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve të javës së ardhshme deri në një vendim të dytë

Të martën e 17 marsit pritet të merret një vendim i plotë, duke përfshirë këtu edhe Kampionatin Europian të futbollit. Në qershor nuk ka shans që të zhvillohet ky turne, sidomos kur dimë që janë planifikuar të luhen ndeshje në 12 shtete të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet që UEFA të vendosë shtyrjen e Euro 2020 në vitin 2021.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment