Sport

Copa Libertadores/Boca Juniors udhëton në Paraguaji me lojtarë të infektuar nga COVID-19, drejtuesit e Libertad frikësohen

Pothuajse 18 lojtarë të ekipit janë të infektuar me koronavirus, vetëm pak ditë përpara nisjes së Kupës Libertadores
Featured image of article: Copa Libertadores/Boca Juniors udhëton në Paraguaji me lojtarë të infektuar nga COVID-19, drejtuesit e Libertad frikësohen Boca Juniors

ARGJENTINË-Klubi i Boca Juniors vendosi të ndërpresë seancat stërvitore për 72 orë dhe të zbatojë masat e izolimit nga fusha stërvitore, pasi zbuloi disa raste pozitive të koronavirusit. Pothuajse 18 lojtarë të ekipit janë të infektuar me koronavirus, vetëm pak ditë përpara nisjes së Kupës Libertadores. Por nuk përfundon këtu, klubi ka marrë miratimin për të udhëtuar në Paraguaji për sfidën me Libertad, takim që do të luhet mes të enjtes e të premtes.

Ndërkohë që ekipi argjentinas mund të rreshtojë në fushë lojtarë që kanë rezultuar pozitiv. Drejtuesit e Libertad kanë reaguar ashpër me një komunikatë zyrtare në të cilën shprehin indinjatën duke lajmëruar ankimim të menjëhershëm ,pasi në këtë mënyrë vendos në rrezik shëndetin e lojtarëve.

Që nga rifillimi i seancave stërvitore, ekipi i parë i Boca ka bërë testime dy herë në javë, gjithsej 500 deri tani. Sipas protokolleve të rëna dakord për rifillimin e stërvitjes, lojtarët testohen çdo 72 orë. Kthimi në stërvitje ishte një domosdoshmëri për Boca, si dhe për River Plate, Racing Club, Defensa y Justicia dhe Tigre për shkak të angazhimeve të tyre në shtator për Copa Libertadores.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment