Sport

“Copa America” / “Perla” e Messit nuk mjafton për të fituar ndaj Kilit

Argjentina bën hap fals në start, e nis “aventurën” latine me një barazim. “Pleshti” lojtari i ndeshjes…
Featured image of article: “Copa America” / “Perla” e Messit nuk mjafton për të fituar ndaj Kilit
Përditësuar:

BRAZIL – Argjentina e ka filluar me barazim 1-1 ndeshjen e parë në “Copa America” kundër Kilit. Messi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në këtë takim, teksa shënoi gol dhe krijoi disa herë shanse për bashkëlojtarët e tij. Pasi Vidal gaboi nga pika e penalltisë, Vargas përfitoi dhe topin e pritur nga portieri Martinez, e shtyu për në rrjetë, duke barazuar edhe rezultatin në 1-1.

Në minutën e 33-të, Messi kurorëzoi epërsinë e Argjentinës me një super-gol. Në minutën e 57-të gjyqtari akordoi një penallti për Kilin. Gabimin e Vidal nga pika e penalltisë, e korrigjoi Vargas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Messi krijoi edhe dy shanse të mira për Gonzalez, por ky i fundit nuk arriti që t’i shndërroi në gol këto mundësi. Deri në fund, Argjentina rrezikoi disa here, por pa mundur ta gjente golin e fitores, edhe pse takimi pati edhe 7 minuta shtesë. Ja “perla” e Messit…

B.T (Dosja.al)

Shto Koment