Sport

“Copa America” / Paraguaji shpartallon Bolivinë, që mbeti me 10 lojtarë…

Me këtë fitore Paraguaji kryeson renditjen në grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Argjentina, Kili, Uruguaji dhe Bolivia
Featured image of article: “Copa America” / Paraguaji shpartallon Bolivinë, që mbeti me 10 lojtarë…
Përditësuar:

BRAZIL – Sot në mëngjes, me orën europiane, Paraguaji ka fituar 3-1 ndaj Bolivisë, për ta marrë kështu kreun e grupit A në “Copa Amerika”. 45 minutat e para përfunduan me epërsi 0-1 të Bolivisë, por në pjesën e dytë paraguajanët shpërthyen dhe shënuan tri herë, duke fiksuar rezultatin 3-1 në favor të tyre.

Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 10-të, teksa Saavedra nuk gaboi nga pika e penalltisë. Ai i dha epërsinë 0-1 Bolivisë në pjesën e parë, e cila u shty edhe 7 minuta për shkak të lojës së ashpër. Këtu u ndëshkua me karton të kuq edhe Cuellar, që do ta linte me 10 lojtarë Bolivinë për fraksionin e dytë të takimit.

Vijimi takimi foli për Paraguajin, i cili nuk do ta shpërdoronte këtë mundësi. Pas dy goditje shtyllash, në minutën e 62-të do të vinte edhe goli i barazimit nga Kaku. Tri minuta më vonë, Paraguai do ta përmbyste Bolivinë, duke shënuar dy here me anë të sulmuesit Angel Romero (66’, 80’), që fiksoi shifrat e fitores 3-1 për Paraguajin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

 

Shto Koment