Sport

Conte synon sulmuesin e Napolit, ka probleme me presidentin

Merkatoja këtë vit mund të zgjatë nga korriku deri në janar, për shkak të koronavirusit.
Featured image of article: Conte synon sulmuesin e Napolit, ka probleme me presidentin Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka vënë syrin sulmuesit të Napolit, Dries Mertens. Ai është në fundin e kontratës dhe nuk do të rinovojë me klubin napolitan.

Belgu me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me ekipin e trajnerit Gennaro Gattuso, sepse ka patur përplasje me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri 2 i Interit, Beppe Marotta, po punon që tani për merkaton e verës, edhe pse kampionati mund të vijojë deri në korrik apo gusht. Merkatoja këtë vit mund të zgjatë nga korriku deri në janar, për shkak të koronavirusit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment