Sport

Conte përgatit revolucionin, tek Interi po vjen mesfushori i ëndrrave

Conte ëndërron ribashkimin me kampionin e botës, ku ishte trajneri i Interit ai që i dha shansin tek Juventusi
Featured image of article: Conte përgatit revolucionin, tek Interi po vjen mesfushori i ëndrrave Antonio Conte-Trajner i Interit

Trajner i Interit, Antonio Conte, pritet të bëjë një revolucion në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Zikaltrit janë futur në merkato për një mesfushor, ku nuk mungojnë alternativat për italianin. Sandro Tonali i Brescias dhe Arturo Vidal i Barcelonës janë dy emrat më të lakuar për një transferim në Milano, por ditët e fundit ka dhe një emër tjetër në lojë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Conte ëndërron ribashkimin me kampionin e botës, ku ishte trajneri i Interit ai që i dha shansin tek Juventusi. Historia më pas dihet, Paul shkëlqeu me bardhezinjtë dhe u rikthye sërish tek “Djajtë e Kuq”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Conte kërkon më shumë muskuj në mesfushë dhe lojtarë që mund të godasin portën, prandaj e konsideron Pogbanë si lojtarin ideal për skemat e tij. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete nga Interi, por më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment