Sport

Conte kërkon ndryshimin e ekipit, zbulohen tre emrat e merkatos zikaltër

Trajneri Antonio Conte, pavarësisht se si mbyllet ky sezon, ka në plan të bëjë ndryshime serioze në skuadër
Featured image of article: Conte kërkon ndryshimin e ekipit, zbulohen tre emrat e merkatos zikaltër Foto ilustruese

Interi mund të përforcohet në merkaton e verës me tre emra mjaft bindës. Trajneri Antonio Conte, pavarësisht se si mbyllet ky sezon, ka në plan të bëjë ndryshime serioze në skuadër.

Gaetano Castrovilli është emri i parë në listë. Mesfushori 23-vjeçar po luan shkëlqyeshëm me Fiorentinën dhe në 23 ndeshje ka luajtur si titullar. I dyti është Sandro Tonali. 19-vjeçari luan te Brescia dhe aktualisht konsiderohet zbulimi i sezonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emri i tretë në listë është Lorenzo Pellegrini. 23-vjeçari është element kyç i Romës dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e teknikut Conte.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment