Politike

“Çoni b*thën nga karrigia”, Braçe i përvishet Bashës pas premtimeve në Selenicë: Ndërro transformatorin njëherë

  • Basha bën premtimet e mëdha: Do e ulim me 30 lekë për litër, energjinë do e ulim me 20%
  • Në një status në rrjetet sociale Braçe shkruan se meqë Basha premtoi uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë elektrike, si fillim duhet të ndërrojë transformatorin pasi është djegur.
    Featured image of article: “Çoni b*thën nga karrigia”, Braçe i përvishet Bashës pas premtimeve në Selenicë: Ndërro transformatorin njëherë Erion braçe dhe Lulzim Basha

    TIRANË– Erion Braçe ka reaguar pas premtimeve të mëdha që bëri kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Selenicë. Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Basha dhe shumë të tjerë duhet të ‘çojnë by*ën’ nga karriget meqë nuk luftojnë për postet e tyre partiake por për interes publik.

    Ndër rreshta Braçe shkruan se pompën e re të Ujësjellësit e ka blerë Qeveria pasi ishte djegur sepse ishte lënë pa kontroll ditë e natë ndezur.

    Më pas zv/kryeminsitri shprehet se duhet ndërruar edhe transformatori pasi është djegur.

    TI LYRZIM NUK PO LUFTON PER KARRIGE?
    TI LYRZIM PO LUFTON PER 
    INTERESIN PUBLIK?

    E ke seriozisht kid?
    Atehere,
    merre per veshi ate Papin tend,
    domethene “kryetarin legjitim” te Selenices,
    te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille,
    shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;
    Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!

    Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,
    pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;
    Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!

    Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!

    Ky eshte interes publik!

    Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice!
    Ndryshe e bejme ne,
    por ti e ju hani peshk pas kesaj!”- shkruan Braçe.

    Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi në Vlorë nje takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit.

    Në kohën kur ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës parashikon që të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë për litër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zotohet se sapo PD të vijë në pushtet, ky çmim do të zbresë me 30 lekë për litër. 

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment