Sport

Colorado Rapids heqin dorë nga sulmuesi shqiptar, futbollisti i kombëtares ngelet pa ekip

Colorado Rapids nuk i ka rinovuar kontratën Shkëlzen Gashit duke e lënë kështu pa ekip shqiptarin.
Featured image of article: Colorado Rapids heqin dorë nga sulmuesi shqiptar, futbollisti i kombëtares ngelet pa ekip Ekipi i Kombëtares Shqiptare.
Përditësuar:

Colorado Rapids ka njoftuar zyrtarisht se heq dorë nga ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pas tre viteve bashkëpunim duke e lënë kështu Shkëlzen Gashin pa ekip.

Gashi iu bashkua Colorado Rapids menjëherë pas aventurës kuqezi në Europianin e Francës dhe kjo zgjedhje ndikoi që ai të humbiste dhe kontaktet me fanellën kuqezi.

Në njoftimin e klubit nga MLS shkruhet:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Klubi ka vendosur të heqë dorë nga Shkëlzen Gashi. Duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”.

Kujtojmë që 30-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të paguar në MLS. Gjatë tre sezoneve me Coloradon ka luajtur në total në 68 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 14 gola, 10 vetëm gjatë sezonit të parë.

B.N/dosja.al

Shto Koment