Aktualitet

Ç’ndodhi? Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë, largohet stafi mjekësor dhe të moshuarit. MSH e MOHON: S’jemi mbyllur, ende po injektohen doza!

VIDEO
Siç, shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, qendra e vaksinimit është boshatisur dhe ende nuk dihet arsyeja se përse ka ndodhur, dhe pse është ndërprerë procesi i vaksinimit
Featured image of article: Ç’ndodhi? Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë, largohet stafi mjekësor dhe të moshuarit. MSH e MOHON: S’jemi mbyllur, ende po injektohen doza! Pamje nga qendra e vaksinimit

TIRANË– Ndërpritet procesi i vaksinimit në Tiranë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se stafi mjekësor dhe të moshuarit janë larguar nga qendra e ngritur në mes të kryeqytetit, aty ku prej 4 ditësh po zhvillohet edhe procesi i vaksinimit masiv. 

Siç, shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, qendra e vaksinimit është boshatisur dhe ende nuk dihet arsyeja se përse ka ndodhur, dhe pse është ndërprerë procesi i vaksinimit

Për të marrë me shumë detaje lidhur me çfarë ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë mohuar ndërprerjen e procesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është ndërprerë vaksinimi. Nuk është mbyllur. Qendra është hapur me vaksinatorët në qender,”-u konfirmua nga MSH. 

Sipas tyre, vaksinimi po vijon dhe qendra është ende e hapur duke kryer injektime tek të moshuarit. Përgjigje që bie në kundërshti me pamjet e siguruara nga qendra e Tiranës. 

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 4 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 87 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinopharm. 

(k.m/A.k.dosja.al)

Shto Koment