LIVE UPDATES
Politike

Ç’ndodh pas mureve të zyrës së Ramës/ Agaçi dhe Bizhga, të fuqimshmit në vendimet e qeverisë

18 Maj 2019, 19:11 Nga DOSJA
Ç’ndodh pas mureve të zyrës së Ramës/

Ditën e enjte në mbrëmje syri i gazetarëve që u përballën me kryeministrin në “Opinion-in” e Blendi Fevziut kapi një fenomen që nuk ishte vënë re më parë. Porsa moderatori lajmëronte ndërprerjen për një hapsirë publicitare, në studio futej Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, juristi Engjëll Agaçi i cili i përshpërinte në vesh shefit të tij. Këtë punë që rëndom e bënte drejtori i shtypit, Endri Fuga, gjithnjë i kudondodhur në intervistat e kreut të qeverisë, tani po e kryente eminenca gri e tij.

Askush nuk mund të vinte bast se ajo që ndodhte të enjten pas kuintave të studios së Klan, lidhej me një punë konkrete të asaj dite, apo kishte të bënte me ndonjë spostim në hierarkinë e kabinetit kryeministror.

Megjithatë të gjithë janë të bindur se dita ditës Engjëll Agaçi po bëhet gjithnjë e më i pushtetshëm në vendimmarjen e qeverisë.

“Që pas ndryshimeve të fundit në kabinet, ku u larguan Gjiknuri, Ahmetaj dhe Bushati, frenat i kanë marë në dorë dy njerëz: Agaçi dhe Vali Bizhga” tha për Lapsi.al, një burim që insistoi në ruajtjen e anonimatit.

Ky binom i përbërë nga, Agaçi një ish avokat që ka ushtruar për shumë vite profesionin në Itali, ku dhe u lidh me administartën socialiste pas një gjyqi që Fatos Nano zhvilloi përtej Adriatikut, dhe Vali Bizhgës që i ka ndejtur Ramës pranë që në kohet e hershme të bashkisë së Tiranës i ngjan dyshes e Doktor Jekyll dhe Mister Hyde.

I pari mban fort fijet që lidhin pushtetin me biznesin. Ai është shpesh prezent në drekat që Rama shtron tek një restorant luksoz pas kryeministrisë me oligarkët dhe bosët e mediave. Ai është në djeni të pothuajse të gjiha kwrkesave të tyre ekonomike. Pushteti i tij po rritet ndjeshëm pasi aktualisht ai po inventarizon edhe të gjitha pasuritë në bregdet, që në kuadrin e Korporatës së Investimeve që pritet të ngrihet për ti dhënë pa garë tokat dhe pronat bublike biznesmenëve të mëdhenj vendas. “Vetëm ky fakt dhe dëshmitë se ai ka filluar kontaktet me njerëz të kësaj fushe për identifikimin e pronave në jug, tregon se ç’pushtet po akumulon ai” këmbëngul burimi i Lapsi.al.

Në anën tjetër, Vali Bizhga, nuk ka lidhje me botën okulte, por ajo gëzon besimin gati symbyllur të Ramës. Ajo më shumë ruan lidhjet me ministrat e rinj, të cilët nuk kanë shansin të trokasin drejtpërdrejt në zyrën e shefit të tyre. Eshtë ajo që i pret në kryeministri, i dëgjon dhe i jep shpesh herë zgjidhje për dilemat e tyre. Kjo grua e fortë, të cilën jeta e ka bërë të përballojë sfida tejet më të rënda sesa ato me të cilat të përball pushteti, është bërë në një farë mënyre edhe diga që disa nga oligarkët më të fuqishëm të mos i zgjidhinin punët me administratën duke anashkaluar Edi Ramën.

“Ndryshimet qeveritare të janarit kishin edhe këtë qëllim-thotë burimi ynë-. Disa nga ministrat që u larguan kishin krijuar lidhje të drejtëpërdrejtë me klientët e shefit dhe e vinin atë para faktit të kryer. Prandaj ai i hoqi qafe ata duke i zëvendësuar me figura thuajse anonime, pa lidhje të drejtëpërdrejta me botën e biznesit të madh”. Kjo i ka tronditur disi disa biznesmenë të mëdhej që patën ndërtuar një shtet brenda shtetit, natyrisht me bekimin e Ramës. Pikërisht për këtë qarkullon një anekdodë në rrethin e thashethemeve të sferave të larta qeveritare. Një nga këta biznesmenë, duke mos ditur se cilët ishin ministrat e rinj që do të vendoseshin në janar mori kuturu në telefon, disa deputetë një natë pra shpalljes, duke i thënë: “Urime fola me shefin nesër në asamble do dëgjosh emrin si anëtare qeverie”.

“Po ti shikoni filmimet e asj dite Blerina Gjylameti, që ishte njëra nga ato që e ngriti celularin qe veshur dhe kapardisur si ministre e re. Vetëm kur nuk iu lexua emri ajo e kuptoi që pati rënë pre e shakasë djallzore të oligarkut”, thotë burimi ynë.

Pikërisht mbi këtë skuadër ministrash të rinj-, që zëvendësoi ata që guxuan ta nxjerrin këmbën nga rrethi që vizatoi Rama-, vigjëlon Vali Bizhga.

Një nga anëtaret e reja të kabinetit e cila u informua vetëm në TV që do të ishte në qeveri, i ka thënë një tjetër burimi të Lapsi.al se në katër muaj ajo nuk e ka takuar asnjëherë kokë më kokë Edi Ramën. “E kam të pamundur ta takoj pavarësisht se sa e rëndësishme është biseda që kam” ka rrëfyer ajo.

Nga e njëjta shpërfillje po vuan edhe zëvendësi nervoz i shefit të gjatë, Erion Braçe. Pavarësisht se e emëroi zv kryeministër, Rama po e trajton atë njësoj si paraardhësja Senida Mesi. Ai nuk ka asnjë kompetecë dhe me pëjashtim të ndonjë tubimi publik nuk ka mundësi të kontaktojë me Ramën brenda mureve të kryeministrisë. “Praditen e 16 majit, Braçe na mblodhi në një takim bashkë me një pjesë drejtorësh të rëndësishëm në administratë. Filloi të çirrej e të bërtiste siç e ka zakon. Por, pavarësisht se ne ruanim seriozitetin, prisnim me padurim sa të mbaront ajo shfaqe. Ne e dimim që nuk kishte ç’të na bënte përpos bezdisjes” tregoi për Lapsi.al një nënpunës i lartë i administratës.

Përveç, faktit që Rama e ka pasur gjithnjë në stilin e tij drejtimin në shpërfillje të hierarkisë institucionale, kjo gjë i është thelluar shumë më tepër muajt e fundit duke deleguar gjithnjë e më shumë pushtet në duart e Engjëll Agaçit dhe Vali Bizhgës. “Ka dy faktorë për këtë: i pari ka të bëjë me mungesën e rrespektit që ai ka për ministrat anonimë që ka caktuar vetë. Ai nuk ka nerva të merret me ta. Dhe e dyta ka të bëjë më krizën politike në vend. Rama ka hequr dorë nga ndjekja e punëve të përditshme. Ato e lodhin dhe e nervozojnë. Ai ka një preokupim të vetëm si të gjejë një mënyrë të re për të futur në kurth Lulin, qoftë me joshje qoftë me para, sepse Monikën nuk e merr seriozisht. Ai po mendon vetëm për këtë dhe të tentosh ti tërheqësh vëmendjen për projekte apo investime është si ti flasësh në esperanto” thotë burimi i Lapsi.al.

Të njëtën gjë pohon pak a shumë edhe një biznesmen që arriti një muaj e gjysëm më parë të futej më në fund në zyrën e kryeministrit, për ti folur për një projekt në infrastrukturë. “Ishte tentativa e dytë. Ma kishin caktuar një takim edhe më parë por mu shty minutën e fundit se më thanë që i kishte shkuar në zyrë fizioterapisti, pasi  e kishte kapur një dhimbje e papërballueshme e hernies. Hera e dytë qe e duhura. Më priti mirë, më tërhoqën vëmendjen topat e basketbollit që mbante mbi një varse rrobash të drunjtë dhe më uli në karrige pexhiglasi përballë tij. Por nga 35 minuta që ndejta aty vetëm 7 minuta folëm për idenë që do ti propozoja. Pjesa tjetër kaloi me historira dhe humor miqësor” konfesoi ai për Lapsi.al.

Pikërisht ky padurim, ezaurim dhe lodhje nervore, të kombinuara me ankthin për fatin politik dhe personal të socialistëve kanë bëërë që Edi Rama të lëshojë pafundësisht vendimmarrje në duart e dy njerëzve më të pushtetshëm të momentit: Vali Bizhgës dhe Engjëll Agaçit. Për pjesën më të madhe të problemeve, ata janë kryeministrat në hije të pazgjedhur të Shqipërisë. E kjo ka bërë që bashkë me fuqinë e madhe, ata të akumulojnë mërinë dhe zilinë e shumë hierarkëve të PS që po shohin dita ditës të ngrihet përpara tyre edhe një mur që i ndan nga pushteti i Edi Ramës./Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama endri fuga engjell agaci kryeministrat ne hije vali bizhga edi rama endri fuga engjell agaci kryeministrat ne hije vali bizhga

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën