Bota

Çmimin Nobel në Ekonomi e rrëmbejnë 3 ekonomistët amerikanë

3 ekonomistët arritën të programonin çështjet madhore të varfërisë në seksione më të lehta për t’u zgjidhur, menaxhimi i të ardhurave të arsimit dhe financimi i shëndetit të fëmijëve.
Featured image of article: Çmimin Nobel në Ekonomi e rrëmbejnë 3 ekonomistët amerikanë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer

SUEDI- Çmimin Nobel në Ekonomi për 2019 e kanë rrëmbyer 3 ekonomistët amerikanë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer. Ky çmim u shpall në Akademinë Mbretërore Suedeze.

Akademia Mbretërore Suedeze zgjodhi si fitues të këtij çmimi prestigjioz 3 ekonomistët me motivacionin për ‘’zbutjen e varfërisë anembanë botës’’. ‘’Kërkimet e tyre të kryera nga këta 3 fitues kanë përmirësuar aftësinë tonë për të luftuar varfërinë’’, shkruhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore Suedeze.

3 ekonomistët arritën të programonin çështjet madhore të varfërisë në seksione më të lehta për t’u zgjidhur, menaxhimi i të ardhurave të arsimit dhe financimi i shëndetit të fëmijëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘’Si rezultat i njërit prej studimeve më shumë se 5 milionë fëmijë indianë përfituan nga programet efikase të edukimit praktik në shkolla’’, citon Akademia Mbretërore Suedeze./ marrë nga nobelprize.org

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment