Sport

Çmimin e AIC-së, Cristiano Ronaldos ia dedikon Juventusit dhe “të panjohurve”

CR7 ka postuar në italisht një premtim: "Për të gjithë universin juventin unë them: Ne do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit, sepse ne akoma, të gjithë së bashku, mund të kemi arsye për të festuar këtë sezon”
Featured image of article: Çmimin e AIC-së, Cristiano Ronaldos ia dedikon Juventusit dhe “të panjohurve”
Përditësuar:

ITALI – “Më lejoni t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë atyre të panjohurve për publikun e gjerë që punojnë çdo ditë për ta bërë Juventusin, një nga klubet më të mëdha në botë”. Ky është dedikimi special i Cristiano Ronaldos, pasi mori çmimin nga AIC si “lojtari më të mire i vitit”, i dyti për të që kur ai është në Itali.

“Pas lavdisë sonë kolektive dhe triumfeve tona individuale, ekziston gjithmonë një rrethim i madh prej profesionistësh, që japin gjithçka që të mos humbasim asgjë, – shton portugezi në rrjetet sociale, – dhe sot falënderimet e mia shkojnë për këto fytyra më pak të dukshme. Por akoma të rëndësishme për sukseset tona. Ata janë heronj të vërtetë”.

Fjalë që tingëllojnë pothuajse si një pajtim pas zhgënjimit për eliminimin nga Champions League dhe kritikat ndaj lojtarit, për të cilat thashethemet e shtypit madje kanë parashikuar një të ardhme larg Torinos.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Unë do të doja t’i premtoj të gjithë university juventin, se ne do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit, – përfundon portugezi – sepse ne ende, të gjithë së bashku, mund të kemi arsye për të festuar këtë sezon”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment