LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet e ulëta “zhysin” minierat, mungesa e likuiditetit është problemi kryesor

19 Shtator 2020, 05:17 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Sektori minerar po përballet me një ndër nivelet më të ulëta historike sa i takon çmimit të mineraleve. Nga 572 leje aktive minerare në vend, 11 kanë kërkuar pezullim të përkohshëm aktiviteti, për shkak të pandemisë por operatorët e tregut presin që deri në fund të vitit, bilanci të thellohet. Kompanitë kanë nisur të rishikojnë planet e investimit, duke i shkurtuar, duke i shtyrë në kohë apo duke shkuar deri te ndryshimi i strategjisë, si një mundësi për të siguruar mbijetesën në një kohë të vështirë. Ekspertët e sektorit pohojnë se mungesa e likuiditetit dhe vështirësia e sigurimit të lëndëve të para, kryesisht ndihmëse, kanë vështirësuar aktivitetin e përditshëm, kurse luhatshmëria e shpeshtë e çmimeve i ka bërë të vështira parashikimet. Në lidhje me punonjësit, kompanitë po mundohen t’i “mbajnë”, duke mos rrezikuar largimin e tyre, pasi emigrimi ka sjellë hemorragji të konsiderueshme në zonat rurale për këtë sektor.

Çmimet e mineraleve në tregjet globale kanë marrë goditjen finale nga pandemia, kurse cikli rënës i tyre ka filluar prej kohësh. Efektit të COVID-19 nuk i ka shpëtuar asnjë sektor dhe ai minerar nuk mund të bënte përjashtim. Pavarësisht situatës së vështirë, operatorët e tregut në vend me leje minerare aktive, kanë vijuar të punojnë, duke shfrytëzuar atë pak likuiditet në dispozicion apo duke rishikuar pjesën e planit të investimeve.

Ata nuk i kanë prekur investimet që lidhen me operacionet kyçe të kompanive teksa një pjesë tjetër që nuk konsiderohet emergjente mund të jetë shtyrë në kohë. Në fund, të gjithë e pranojnë se 2020 do të jetë një vit i vështirë.

Për sektorin minerar, mund të jetë fatal në disa raste, pasi pritshmëritë për falimentime, nëse situata e çmimeve nuk ndryshon, janë të larta. Të dhënat paraprake zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk flasin ende për një sektor në krizë, por operatorët e tregut pohojnë se situata është e vështirë.

“Nga 572 leje minerare aktive (ku përfshihen metalorët, jometalorët dhe materiale ndërtimore), vetëm 11 prej tyre kanë kërkuar, referuar ligjit minerar, pezullim të përkohshëm të aktivitetit. Gjithashtu nuk ka pasur probleme mes të punëmarrësve dhe punëdhënëseve gjatë kësaj periudhe, pasi të dyja palët kanë respektuar kontratat kolektive dhe Kodin e Punës” – thotë Mehmet Hasalami, Drejtor i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sokol Mati, ekspert për sektorin minerar në vend, shprehet se pandemia ka vënë në vështirësi subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare dhe kjo është reflektuar në pesë aspekte.

“Së pari, vështirësitë e sigurimit të tregut dhe luhatja jo normale të çmimeve e ndikuar globalisht nga pandemia dhe lufta midis ekonomive të mëdha botërore (duhet të kemi parasysh se Kina është vendi ku shkojnë rreth 90% e eksporteve shqiptare të metaleve që përbëjnë rreth 80% të të ardhurave nga biznesi minerar)” thotë eksperti. Ai nënvizon se kompanitë janë përballur me vështirësi në sigurimin e lëndës së parë, kryesisht materiale ndihmëse të sektorit.

“Mungesa së aftësisë paguese të biznesit minerar shqiptar relativisht i ri për të paguar pa prodhim, kostot fikse për një periudhë disamujore ndalese të prodhimit” cilësohen si një tjetër problematikë. Po ashtu, edhe detyrimi i pagesave të fuqisë punëtore për moslargimin e tyre, pasi me imigrimin dhe emigrimin e madh në vitet të fundit, vështirësitë po shtohen për sigurimin e fuqisë punëtore dhe personelit të kualifikuar inxhiniero-teknik.

Ky aspekt po dominon vendimet e investimit për shumë objekte minerare në zonat rurale me popullsi të kufizuar. Problematika e pestë, sipas Matit, lidhet me likuiditetin e kufizuar e për rrjedhojë, edhe me mundësinë e ulët që ka sektori për t’u financuar nga institucionet financiare.

Materialet ndërtimore priten në rritje, interes për shkak të rindërtimit

Teksa sektori minerar për metalorët vuan nën efektin e pandemisë, duket se ndodh krejt e kundërta me subjektet që kanë interes për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit vitin e shkuar, që la pas mijëra banesa të shkatërruara, bëri që të lindë edhe Programi i Rindërtimit që parashikohet të rrisë kërkesën për këto lloj materialesh.

“Me rëndësi është se asnjë subjekt nuk ka kërkuar mbylljen përfundimtare të aktivitetit minerar, por vazhdon puna normalisht. Me marrjen e masave nga qeveria për ndërtimin e pallateve dhe banesave të shkatërruara nga tërmeti ka pasur një interesim të veçantë dhe natyrisht, edhe angazhim për prodhimin e materialeve ndërtimore, për të plotësuar në kohë kërkesat për këto materiale të tilla si inerte” – pohon Hasalami nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompanitë përshtasin operacionet dhe aktivitetin me kushtet e pandemisë

Puna në miniera ka vijuar gjatë muajve të pandemisë, duke integruar protokollet e sigurisë. Luan Saliaj, nga AlbChrome, pohon se të njëjtat protokolle janë ndjekur nga fillimi e në vazhdim, duke synuar eliminimin e riskut. Paralelisht edhe takimet me partnerët ndërkombëtarë janë zhvendosur online, teksa logjistika përbën një tjetër sfidë në kohë pandemie.

“Shqetësim tjetër për mirëfunksionimin e industrisë minerare mbetet logjistika në nivel ndërkombëtar. AlbChrome është një ndër eksportuesit kryesorë në Shqipëri dhe mirëfunksionimi i logjistikës në nivel global ndikon shumë. Për sa u përket kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, pandemia i ka bërë shumë të vështirë takimet ballë për ballë. Jemi përshtatur me takimet virtuale nëpërmjet video-konferencave, por po shikojmë që në biznesin ku operojmë, kontakti njerëzor është i rëndësishëm
Të dy këto elemente, logjistika dhe takimet me partnerët, ndikojmë shumë në mirëfunksionimin e kësaj industrie” shprehet Saliaj.

INTERVISTA

Luan Saliaj, (CEO) i AlbChrome “Çmimet janë ndër më të ulëtat në historinë e sektorit”

Çmimet e mineraleve në tregjet globale kanë prekur ndër nivelet më të ulëta në historinë e sektorit. Luan Saliaj, CEO i AlbChrome, tha për “Monitor” se edhe para pandemisë, çmimet ishin në nivele të ulëta dhe ajo që pasoi, thjesht përkeqësoi situatën.

Në përgjithësi, sektori po kalon një periudhë aspak të mirë globalisht, ndërkohë që takimet me partnerët dhe logjistika që janë primare në suksesin e këtij sektori, tashmë janë përshtatur me kushtet e reja të imponuara nga COVID-19.

Globalisht pritet të ketë falimente në sektor, ashtu sikurse në tërësi kompanitë po mundohen të bëjnë investime sipas situatës së likuiditetit që kanë në dispozicion, duke kryer ato të rëndësisë së veçantë që sigurojnë vazhdimësinë e punës.

Si kanë vijuar operacionet e AlbChrome gjatë këtij viti, duke pasur parasysh situatën e pandemisë, karantinës dhe tani që nuk ka kufizime?

Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk mendoj se ka kursyer asnjë industri dhe asnjë proces ekonomik në nivel global. Industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e metaleve ka disa specifika të ndryshme nga pjesa tjetër. Për shkak të natyrës së industrisë ka qenë e nevojshme që në njësitë e biznesit në rrethe dhe zyrat qendrore në Tiranë të mos ndërpritej puna.

Kjo ka kërkuar përballimin e vështirësive që na krijoi pandemia, duke rritur të gjitha masat dhe standardet e punës. Aktualisht, shkalla e vështirësisë është ulur konsiderueshëm në të gjitha njësitë e biznesit pavarësisht se ne kemi zgjedhur të mos i ndryshojmë protokollet e sigurisë, duke qenë maksimalisht të vëmendshëm.

Tjetër shqetësim për mirëfunksionimin e industrisë minerare mbetet logjistika në nivel ndërkombëtar. AlbChrome është një ndër eksportuesit kryesorë në Shqipëri dhe mirëfunksionimi i logjistikës në nivel global ndikon shumë. Për sa u përket kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, pandemia i ka bërë shumë të vështirë takimet ballë për ballë.

Jemi përshtatur me takimet virtuale nëpërmjet video-konferencave, por po shikojmë që në biznesin ku operojmë, kontakti njerëzor është i rëndësishëm. Të dyja këto elemente, logjistika dhe takimet me partnerët, ndikojmë shumë në mirëfunksionimin e kësaj industrie.

Si paraqitet situata në tërësi në sektorin minerar po të kemi parasysh që është prekur gjithë zinxhiri, duke qenë se ka pasur një rënie të kërkesës për mallra në tregje?

Vetë industria minerale edhe para pandemisë nuk po kalonte një moment të mirë. Për shumicën e mineraleve ka pasur rënie të çmimeve në tregjet globale. Pandemia e bëri edhe më të vështirë situatën mjaft delikate të krijuar nga rënia e çmimeve.

Kjo mund të quhet një nga periudhat më të vështira për sektorin mineral në nivel global dhe besohet se do të ketë ndikim afatgjatë në këtë industri. Situata e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 e ka përfshirë sektorin minerar kudo në botë në kushtet e një pasigurie dhe paqartësie totale.

Pjesa më e madhe e shoqërive të nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve në rajon, Europë dhe kudo tjetër po punojnë me rreth 20 – 30% të kapaciteteve. Ndërkohë që ulja e çmimeve, e kërkesës në treg dhe rrjedhimisht e prodhimit ka bërë që shumë shoqëri minerare të hasin vështirësi të mëdha financiare, duke rrezikuar edhe shpalljen e falimentimit.

Si ka qenë ecuria e çmimeve të metaleve në tregje dhe sa ju ka ndikuar kjo?

Ashtu siç e përmenda edhe më sipër, çmimet për mineralet edhe para shfaqjes së pandemisë kishin pësuar rënie të madhe. Aktualisht, çmimet janë ndër më të ulëtat në historinë e sektorit minerar. Çmimet e ulëta kryesisht vijnë si pasojë e uljes së kërkesës në tregun global. Tani, me shfaqjen e pandemisë, pritet që kërkesa në tregje të jetë edhe më e vogël. Shpresojmë shumë që tregjet ta marrin veten sa më shpejt e të fillojë rritja e kërkesës për minerale.

Çfarë masash ka marrë kompania për të minimizuar efektet e shkaktuara nga pandemia?

Ne si shoqëri kemi punuar maksimalisht që të përmirësojmë veten në rritjen e eficencës së produktivitetit, duke ulur shpenzimet e panevojshme. Ne nuk mund të kontrollojmë çmimet e tregut, nuk mund të kontrollojmë as kërkesën e tregut. Kështu që po shikojmë brenda vetes, duke u konsultuar me disa nga ekspertët më të mirë të sektorit, për të parë mundësitë që kemi për uljen e kostove të prodhimit.

 

Si qëndrojnë planet e investimit aktualisht në raport me planet e investimit në fillim të vitit?

Është pjesë e strategjisë së AlbChrome investimi i vazhdueshëm për të rritur prodhimin dhe kushtet e punës dhe përmirësuar standardet e operimit. Që nga viti 2013 janë investuar mbi 55 milionë euro. Falë këtyre investimeve dhe kësaj strategjike kemi mundur të jemi më të fortë në përballimin e krizave të rënies së çmimeve, apo si pandemia.

Për vitin 2020, investimet janë përshtatur me të ardhurat dhe likuiditetin e diktuar nga situata e pandemisë dhe industrisë. Sigurisht që investimet kryesore, të cilat ndikojnë në funksionalitetin e njësive dhe perspektivës. nuk janë prekur. Këto investime vazhdojnë të zbatohen normalisht. Presim që vitin tjetër tregu i kromit të futet në normalitet, duke i hapur rrugën edhe vijimit me të gjitha investimet e planifikuara.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi çmimet e ulëta “zhysin” minierat çmimet e ulëta “zhysin” minierat

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni