Sport

Çmime të kripura sa më s’ka/ Uji blihet vetëm në stadium, një ‘hotdog’ pesëqind lek, qeraja mijëra euroshe e një dhome “VIP”, çfarë s’u pa nga “Air Albania”

Detaje që nuk i dinim, e nuk u panë nga ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Francës. Çmimi i "kripur" për një hotdog.
Featured image of article: Çmime të kripura sa më s’ka/ Uji blihet vetëm në stadium, një ‘hotdog’ pesëqind lek, qeraja mijëra euroshe e një dhome “VIP”, çfarë s’u pa nga “Air Albania” Pamje nga stadiumi "Air Albania"

Atmosfera festive mbizotëroi të dielën në darkë në stadiumin e ri kombëtar, i cili u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë. Sigurisht që anët pozitive ishin të shumta, pasi një ambient i tillë sportiv nuk ishte parë kurrë në vendin tonë, por nuk bënin përjashtim as problemet e vogla të cilat duhej të rregulloheshin. “Report TV’ sjell disa nga detajet të cilat nuk u evidentuan gjatë ndeshjes.

* Në hyrje të stadiumit kishte kntrrolle të rrepta me dy kordane të policisë, të cilëve iu nënshtruan të gjithë pa përjashtim.

*Këtë herë nuk lejohej që në stadium të futej asnjë send, pasi edhe shishet e ujit mund të bliheshin në ambientet brenda impiantit.

*Për këdo që e kishte marrë uria mund të konsumonte një ‘hotdog’, i cili shërbehej në stendat brenda stadiumit dhe kushtonte 500 lekë të reja.

*Një orë para ndeshjes shumë përshtypje bëri gafa me impantin e vaditjes, i cili bëri qull tifozët pas portës. Më pas ky detaj bëri jehonë edhe në mediat e huaja.

*Për gazetarët këtë herë ishte menduar që të qëndronin në dy kate, si shkak edhe i numrit të madh të tyre.

*Ekzekutimi i himnit të Francës solli irritimin e tifozëve shqiptarë, të cilët të gjithë në kor e vërshëllyen si pasojë e ngatërrimit të himnit tonë në Paris.

*Akustikë e jashtëzakonshme në momentin e këndimit të himnit tonë, që u shoqërua edhe me koreografinë special të tifozëve ‘kuqezi’.

*Pas 45 minutave lojë shihej qartësisht se fusha e Francës ishte dëmtuar shumë herë më shumë se e Shqipërisë, por gjelave iu mjaftaun dy aksione për të realizuar golat.

*Në pushimin ndërmjet pjesëve në hollin e katit të tretë dalloje shumë figura të njohura të spotit, artit, politikës, njerëz të botës së televizionit dhe shumë fushave të tjera.

*Po në katin e tretë kishte dhoma të dedikuara për vipat, të cilat mund të merreshin me qira për një vit dhe kushtonin 25 mijë euro.

*Edhe pse për francezët ishin rezervuar rreth 1100 vende në stadium nuk ishin më shumë se 250 mbështetës.

*Në momentin që nisi të binte pak shi, shumë tifozë të cilët ishin ulur në rreshtin e parë u larguan.

*Në stadiumin e ri nuk munguan as dëmtimet. Një stol në përfundim e ndeshjes përfundoi i thyer.

Marrë nga Shqiptarja.com

Shto Koment