Politike

“Çmenduria ime është…”/ Rama u jep shqiptarëve lajmet nga Brukseli: Diskutuam me miqtë atje, janë të tensionuar se s’kanë vaksina, por unë s’tërhiqem

VIDEO
Rama tha se nuk ka një datë, pasi situata ndryshon me orë, dhe rrëfeu edhe atë që flitej pas dyerve të mbyllura në Bruksel.
Featured image of article: “Çmenduria ime është…”/ Rama u jep shqiptarëve lajmet nga Brukseli: Diskutuam me miqtë atje, janë të tensionuar se s’kanë vaksina, por unë s’tërhiqem Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sfida e tij personale është sigurimi i vaksinave për të lehtësuar sezonin turistik. Rama tha se nuk ka një datë, pasi situata ndryshon me orë, dhe rrëfeu edhe atë që flitej pas dyerve të mbyllura në Bruksel.


“Është ëndrra dhe çmenduria ime… që të kemi një lehtësim të madh të sezonit turistik dhe një promovim si vend free dhe të vaksinuar. Por pse them çmenduri? Se duhen sasi vaksinash. Këtë diskutuam dhe dje tek miqtë që na ftuan. Me shumë kënaqësi do t’ju kisha marrë në xhep të shikonit dhe të dëgjonit për të parë çfarë situate tensioni është për Evropën dhe të gjitha vendet që janë futur në menaxhimin e vaksinës. Megjithatë unë nuk tërhiqem nga kjo çmenduri dhe po bëj çmos që të kemi shifra të konsiderueshme vaksine. Por po se pashë para, nuk ia vlen kot që të flasim. Ju e patë vetë, ndryshojnë gjërat me orë. Thanë dje që se sjellim e sollëm. Imagjinoni vetëm kaq, janë 4 kompani ku janë drejtuar sytë e gjithë planetit. Shikoni Gjermaninë që është një superstar si shtet dhe ankohet se s’ka doza të mjaftueshme sipas planit të saj.”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(F.g/dosja.al)

Shto Koment