Sport

Çmenduria e tifozit të Bayern Munich, rrezikon jetën për të parë miqësoren me U-19

Bayern Munich në mëngjes zhvilloi ndeshje kontrolli brenda grupit me ekipin U19, me tre pjesë loje nga 20 minuta
Featured image of article: Çmenduria e tifozit të Bayern Munich, rrezikon jetën për të parë miqësoren me U-19 Tifozi i Bayern Munich

GJERMANI-Futbolli filloi të marrë frymë pas pandemisë së koronavirusit,por ndryshe nga herët e tjera tifozët nuk janë present në stadium.Një gjë e tillë është kthyer në tmerr për këdo që dëshironte të shkonte në stadium për të parë skuadrën e zemrës. Bayern Munich në mëngjes zhvilloi ndeshje kontrolli brenda grupit me ekipin U19, me tre pjesë loje nga 20 minuta.

Askush nuk duhej të shikonte këtë ndeshje ndaj u zhvillua në një fushë stërvitore tjetër, jo në qendrën e Bajernit, që ka pasur në të kaluarën probleme me tifozët që grumbulloheshin pranë mureve rrethuese. Por gjithsesi ata nuk arritën t’i shpëtonin një tifozi i cili ndoqi ndeshjen nga një pozicion shumë i rrezikshëm. Ai kishte hipur në majë të një gardhi rreth 6 metra të lartë në një fushë sportive aty ngjitur dhe arriti të shihte atë që po ndodhte në miqësoren e Bajern Mynih.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bavarezët u alarmuan sepse ai po rrezikonte seriozisht jetën dhe i kërkuan të zbriste po ai refuzoi, ashtu siç bëri edhe kur mirëmbajtësit e terrenit sportiv ku gjendej e urdhëruan të bënte të njëjtën gjë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment