Aktualitet

ÇMENDURI! Vdiq nga Covid-19, agjentit të OFL-së i vjedhin portofolin tek Infektivi, brenda kishte rrogën dhe disa fotografi

Humbja e tyre nuk dihet si ka ndodhur. Në Spitalin Infektiv Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë.
Featured image of article: ÇMENDURI! Vdiq nga Covid-19, agjentit të OFL-së i vjedhin portofolin tek Infektivi, brenda kishte rrogën dhe disa fotografi Spitali Infektiv

TIRANË– Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së që nderroi jetë tek Infektivi pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë. Pema është paraqitur në komisariatin nr.4 të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

AbcNews shkruan se në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, Valbona Pema ka treguar se pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli i cili kishte rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi. Humbja e tyre nuk dihet si ka ndodhur. Në Spitalin Infektiv Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pema ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë pasi ishte i prekur nga Covid 19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment