Sociale

“Çmendet” sërish moti, plazhet përfshihen nga stuhitë (VD)

Nga videot e siguruara nga Dosja.al shihet qartë se stuhia ka përfshirë këto plazhe dhe të gjithë pushuesit janë larguar.

TIRANË- Çudit sërish moti në vend. Pas ditëve me të nxehtë afrikan, temperaturat kanë shënuar rënie. Në disa vende ka pasur dhe reshje të dobëta shiu, ndërsa në Shëngjin e Shirokë ka pasur dhe stuhi.

Nga videot e siguruara nga Dosja.al shihet qartë se stuhia ka përfshirë këto plazhe dhe të gjithë pushuesit janë larguar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Turistët që kishin zgjedhur këto ditë të pushonin, janë shprehur të shqetësuar pasi ditët e tyre të pushimit do kalojnë në shtëpi dhe jo në plazh duke shijuar rrezet e diellit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment