Bota

Çmendet moti në Turqi/ Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën një njeriu në Stamboll

 Në një kohë që vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Evropën, moti ka pasur dhe mjaftë luhatje, ku temperaturat ose kanë rritje të ndjeshme ose ulje drastike.
Featured image of article: Çmendet moti në Turqi/ Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën një njeriu në Stamboll Foto ilustruese

STAMBOLL –Ditën e djeshme Stambolli është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në qytet.

Si shkak i kësaj rrëmuje të madhe një person ka gjetur vdekjen në Stamboll.

Uji kishte kaluar cdo kufi, kanalet kulluese nuk mbanin më, e kështu ka çuar në shaktërrimin e shumë materialeve duke bllokuar edhe rrugën.

Pas qetësimit të gjendjes, një burrë është gjetur i pajetë poshtë një nënkalimi.

Mediat vendase kanë bërë me dije se përpos dëmeve të mëdha materiale në qytet, është shkatërruar edhe tregu më i madh i Stambollit. Për dy orë rresht zgjati stuhia dhe reshjet e shiut, duke ndërprerë transportin publik por jo vetëm.

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment