Bota

‘Çmendën’ audiencën shqiptare, aktorët bukuroshë turq dhe këngëtari përfundojnë në burg për drogë

Ata u arrestuan bashkë me 31 persona të tjerë në një operacion anti-drogë në Stamboll në mujain janar të vitit 2013.
Featured image of article: ‘Çmendën’ audiencën shqiptare, aktorët bukuroshë turq dhe këngëtari përfundojnë në burg për drogë Aktorët Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca dhe këngëtari Cenk Eren

TURQI– Dy aktorët mjaft të njohur turk dhe një këngëtar janë dënuar me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për aktorët Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca, të cilët u bënë të njohur dhe fiksuan të gjitha femrat shqiptare me anë të serialeve “I infiltruari” dhe “Dashuri Pa fund” ku kishin role protagoniste.

Kurse këngëtari është Cenk Eren.

Tre të famshmit u arrestuan bashkë me 31 persona të tjerë në një operacion anti-drogë në Stamboll në muajin janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht.

Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.

 

 

(f.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment