Politike

Clinton e refuzoi në Kosovë, Rama e takon në Francë, kryeministri parruar dhe paqethur në ceremoninë për Chirak (FOTO)

Pas refuzimit që Clinton i bëri Ramës në ceremoninë e zhvilluar pak muaj më parë në Kosovë, duket se marrëdhëniet mes të dyve janë stabilizuar, dhe Clinton qesh e bisedon me të dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

FRANCË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë sot në shërbesën ceremonial për ish-presidentin francez, Jacques Chirak, i ndarë tashmë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 86-vjeçare.

Rama ka shpërndarë disa pamje nga takimi, ku shihet duke biseduar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili njihet si mik i shqiptarëve.

Pas refuzimit që Clinton i bëri Ramës në ceremoninë e zhvilluar pak muaj më parë në Kosovë, duket se marrëdhëniet mes të dyve janë stabilizuar, dhe Clinton qesh e bisedon me të dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të ketë qenë Thaçi “pata me vezën e artë” për Ramën? Këtë s’mund t’a themi me siguri, por ajo që na shqetëson është pamja e kryeministrit. Rama shihet i parruar dhe i paqethur. Urojmë që të jetë përgatitja për filmin e Ermal Mamaqit…

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Clinton e refuzoi në Kosovë, Rama e takon në Francë, kryeministri parruar dhe paqethur në ceremoninë për Chirak (FOTO)

  1. Jo Ka qene parvus soorrra.

  2. Nuk eshte Klingon ky . Mos genjeni

Shto Koment