LIVE UPDATES
Bota

Çka do të thotë të kesh opozitë politike të përgjegjshme?

24 Mars 2021, 17:30 Nga DOSJA
Çka do të thotë të kesh opozitë politike të

KOSOVË- Si shumë njerëz që jetojnë në Kosovë, rishtazi e kam kaluar kohën duke diskutuar për rolin e opozitës në formimin e qeverisë dhe më gjerësisht në qeverisjen e përditshme. Gjatë bisedave kam mbetur i habitur që shumë njerëz në publik – si dhe disa politikanë – duket se e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës.

Në një demokraci funksionale, veprimi në mënyrë konstruktive në opozitë është formë e udhëheqjes, e cila është po aq e rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve dhe për t’ju shërbyer atyre sa është i rëndësishëm edhe shërbimi në koalicionin qeverisës. Kur qytetarët e Kosovës votojnë, ata ua japin të gjithë 120 deputetëve të Kuvendit të njëjtat detyra dhe përgjegjësi, siç përcaktohen nga Kushtetuta dhe ligjet që rrjedhin nga Kushtetuta. Shumica zgjedh qeverinë e re, ndërsa pakica mbetet në opozitë me të njëjtin besnikëri ndaj Kushtetutës së Kosovës si shumica – dhe të njëjtën përgjegjësi ndaj qytetarëve si partia apo koalicioni në pushtet.

Për fat të keq, jo të gjithë politikanët e shohin këtë gjë në këtë mënyrë. Në fillim të mandatit si ambasador, një kryetar partie më tha drejtpërdrejt se puna e tij në opozitë ishte që t’ia vështirësonte sa më shumë funksionimin qeverisë, kështu që votuesit e pakënaqur do ta kthenin partinë e tij në pushtet.

Të paktën ky politikan ishte i sinqertë për përparësitë e tij. Duke gjykuar nga veprimet e shumë partive të Kosovës gjatë viteve, ai nuk ishte i vetmi që kishte këtë filozofi të „opozitës obstruksioniste”. Dhuna politike është shembulli më ekstrem dhe më i papranueshëm i obstruksionizmit politik. Por tradita e partive opozitare për bojkotimin e punës së Kuvendit për të parandaluar miratimin e buxhetit të vendit dhe të ligjeve tjera jetike, si dhe praktika e partive në largim për të fshehur informatat nga rivalët e ardhshëm gjatë kohës së tranzicionit të qeverisë, janë po aq tinëzare.

Unë jam skeptik kur disa politikanë në Kosovë veprojnë sikur do të përfitojnë disi nga demonstrimi i gatishmërisë për të prishur procesin e qeverisjes. Rrjedhat e fundit të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se njerëzit janë të etur për ndryshim dhe partitë politike po përsiaten se si të riformohen për t’iu përgjigjur nevojave të publikut.

Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisë, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit. Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisë. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë „Jo”. Kur sistemi funksionon, kur qeveria dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë.

Një opozitë e përgjegjshme obligohet të kontribuojë në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve në Kuvend ashtu që idetë dhe propozimet që dalin të jenë më të fuqishme. Retorika ndezëse dhe keqinformimi në çdo medium janë të padobishme për debat të frytshëm. Nëse idetë e opozitës nuk shkojnë përpara, ajo prapëseprapë e ka obligim t’i respektojë dhe t’iu bindet ligjeve të nxjerra ligjërisht – ashtu siç qeveria e ka obligim të respektojë vullnetin dhe pavarësinë e gjykatave.

Që kjo të funksionojë, partia apo koalicioni qeveritar duhet gjithashtu të demonstrojë sinqeritet në angazhimin me partitë opozitare – t’i dëgjojë idetë e tyre dhe t’i pranojë si partnerë me të cilat ndajnë përgjegjësinë për qeverisje. Kjo domosdoshmëri nuk është unike për Kosovën. Shpesh herë viteve të fundit, dy partitë në Kongresin e SHBA-së nuk ia kanë dalë që të merren vesh për buxhetin e vendit, gjë që sillte mbylljen e qeverisë dhe pengesa serioze në jetën e qytetarëve. Nga përvoja ime, shumica e amerikanëve nuk e fajësojnë njërën apo partinë tjetër për këto episode të mosfunksionimit – ata i fajësojnë „politikanët në Uashington”, të cilët, pa marrë parasysh partinë, shpesh i konsiderojnë se nuk dinë gjë për nevojat e qytetarëve. Askush nuk fiton – as partitë e as populli.

Më 22 mars, kur Kuvendi e votoi qeverinë Kurti, partitë opozitare treguan si duket opozita e përgjegjshme. Nuk e bojkotuan seancën. Udhëheqësit e partive e uruan qeverinë e re, duke pranuar vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata shprehën shqetësime dhe mospajtime konkrete me deklaratën fillestare politike të qeverisë në ardhje, duke u zotuar se do t’i kërkojnë llogari qeverisë së re dhe që do të punojnë për të mirën e vendit. E deputetët votuan, duke e shprehur qëndrimin e tyre para popullit të Kosovës.

Më 23 mars, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së tregoi pjekuri të ngjashme udhëheqëse duke deklaruar se PDK-ja ka vendosur të mos i drejtohet gjykatave, siç ishte diskutuar, në përpjekje për të përmbysur mandatin popullor të kryeministrit të ri.

Tani partitë opozitare përballen me një vendim të rëndësishëm – a të marrin pjesë në procesin e votimit për presidentin e ri apo të përpiqen të prishin procesin dhe ta çojnë Kosovën sërish në zgjedhje.

Më lejoni të jem i qartë. Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund. Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike.

Disa politikanë nga radhët e opozitës ma kanë shprehur brengën se nëse marrin pjesë në proces, atëherë ata de facto do të shihen thuaja se e përkrahin kandidatin e vetëm. Besoj se kjo përbën keqinterpretim të ligjit dhe praktikës së Kosovës. Sa i përket ligjit – në vitin 2011, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi obligimin e të gjithë deputetëve për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe për t’ju përmbajtur procedurave përkatëse për zgjedhjen e presidentit. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të votojnë për ndonjë kandidat; megjithatë, kjo do të thotë se ata e kanë për detyrë që të marrin pjesë në një hap të rëndësishëm në procesin demokratik të Kosovës.

Sa i përket praktikës – nëse partitë e opozitës dëshirojnë të distancohen publikisht nga kandidati aktual, ata kanë çdo të drejtë të bëjnë këtë. Nëse duan të mbështesin ndonjë kandidat tjetër, mund ta bëjnë atë. Nëse deputetët duan që në mënyrë funksionale të abstenojnë duke vënë fletëvotime të zbrazëta në kutinë e votimit, ligji ua lejon këtë. Por është jetike që çdo deputet i Kuvendit të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë. Qytetarët e Kosovës janë politikisht të zgjuar dhe e kuptojnë që zgjedhja për të mos bojkotuar dhe penguar është shenjë e pjekurisë politike.

Populli i Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për demokraci në kutitë e votimit, duke marrë pjesë në zgjedhje gjithnjë e më të lira dhe më të drejta përballë pengesave të mëdha. Më 14 shkurt, populli u përball me Covid-in dhe stuhinë e borës për të dalë në zgjedhje në numër të paparë – sepse e shohin votën e tyre si shprehje demokratike për ndryshim. Ishte moment krenarie nga i cili mund të mësojnë demokracitë në vështirësi në rajon dhe më larg. Tani është koha që politikanët e Kosovës të tregojnë respektin e tyre ndaj popullit duke i ri-menduar politikat e Kosovës ashtu që taktikat e obstruksionizmit të mos konsiderohen më vetëm si „diçka e zakonshme”.

MARRË NGA INDEKSONLINE

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora philip kosnett philip kosnett

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni