Sport

City nuk harron të bëjë detyrën spektakël me gola në Yokahama (Video)

Manchester City zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Yokohama Marinos, ku dhuroj spektakël në fushën e blertë miqësorja u mbyll më rezultatin 3-1.
Featured image of article: City nuk harron të bëjë detyrën spektakël me gola në Yokahama (Video) Manchester City

Manchester City ka treguar se nuk e ka të vështirë të fitojë, në miqësoren ndaj Yokohama Marinos të zhvilluar në Japoni, ka dhuruar spektakël me gola.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 18-të nga De Bruyne me një super të majtë. Miqtë nuk kanë vonuar shumë dhe kanë arritur të barazojnë rezultatin në minutën e 23 me Endo.

Anglezët nuk kanë pranuar ta mbyllin pjesën e parë në barazim dhe pesë minuta para fundit, Sterling ka shënuar dhe golin e avantazhit me anë të një kundësulmi të shpejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

City nuk mund ta mbyllte lojën me rezultatin 2-1 dhe për këtë u kujdes i riu Nmecha ku në minutën e 92-të vulosi rezultatin me shifrat 3-1.

 

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment