Politike

Citoi Kur’an-in në Turqi, Berisha publikon foton e Ramës: Dikur u shkelte sexhdet myslimanëve, arroganti (FOTO)

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ironizon faktin që ditën e sotme Rama gjatë vizitës së tij në Turqi ka cituar Kur’anin.
Featured image of article: Citoi Kur’an-in në Turqi, Berisha publikon foton e Ramës: Dikur u shkelte sexhdet myslimanëve, arroganti (FOTO) Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit shihet teksa shkel me këpucë mbi sexhdet, mbi të cilat falen besimtarët myslimanë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ironizon faktin që ditën e sotme Rama gjatë vizitës së tij në Turqi ka cituar Kur’anin.

Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine:

Pershendetje dr,ky shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”– shkruan Berisha krahas fotos.

Foto e publikuar nga Berisha

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me investitorët në Turqi, pas takimit me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi ndihmë turqve duke cituar Kur’ani-n dhe duke përmendur Allahun.

“Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment