Showbiz

Çiljeta Xhilaga nuk fshihet më, publikon foton krah Alban Hoxhës, viti 2020 për të do të jetë ndryshe

Shihet që ata nuk po e mbajnë më të fshehtë lidhjen e tyre ndërsa krahas fotos këngëtarja ka vendosur dhe dy zemra.
Featured image of article: Çiljeta Xhilaga nuk fshihet më, publikon foton krah Alban Hoxhës, viti 2020 për të do të jetë ndryshe Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

TIRANË-Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila është përfolur gjatë për lidhjen e saj me portierin e njohur, Alban Hoxhën, ka vendosur të bëjë publike foton përkrah partnerit të saj.

Ndonëse  qarkulluan shumë foto të  çiftit të shkrepur nga paparacët, por asnjëherë dyshja e njohur  nuk kishin publikuar një foto sëbashku në rrjetet sociale, dhe as nuk e  pranuan se janë sëbashku.

Por vetëm pak minuta më parë ka qenë Çiljeta ajo që ka publikuar një  foto në profilin e saj, teksa  shihet në një restorant me Albanin.

Fotoja e publikuar nga Çiljeta

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shihet që ata nuk po e mbajnë më të fshehtë lidhjen e tyre ndërsa krahas fotos këngëtarja ka vendosur dhe dy zemra.

Kujtojmë  që Çiljeta është nënë e një djali, Frenandos, babai i të cilit këngëtarja ka thënë se nuk është shqiptar. Ndërsa  romanca e saj me futbollistin ka nisur menjëherë pasi ky i fundit humbi bashkëshorten e tij gjatë lindjes. Edhe Albani ka një djalë,  dhe për të ka folur në disa intervista se e ndihmon shumë familja  e tij për t’u kujdesur dhe për ta mbështetur.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment