
TIRANË– Çiljeta Xhilaga pak kohë më parë tregoi devotshmërinë e saj ndaj fesë myslimane, ku agjëroi për një muaj Ramazanin. Disa herë këngëtarja postoi foto me veshjen karakteristike myslimane, perçen.

Por, më pas Çiljeta erdhi edhe me foto provokuese. Duket se këngëtarja është e dyzuar dhe ka rinisur përsëri t’i përkushtohet fesë. Me një foto, e mbuluar me shami Çiljeta shkruan:
“Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnë kurrizin, e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon. Imami Shafiu. Koha për namaz”.
Këngëtarja paska filluar të kryejë ritin përkushtues të fesë myslimane, që është falja e namazit!

(R.L/Dosja.al)