Showbiz

Çiljeta jo vetëm me shami, por mbulon dhe trupin. Revoltohen ndjekësit: Ik në Turqi… (VD)

Çiljeta Çilaga na bëri me dije se po agjëron muajin e Shenjtë të Ramazanit, por e veshur me veshjen tipike myslimane ajo ka revoltuar fansat e saj.
Featured image of article: Çiljeta jo vetëm me shami, por mbulon dhe trupin. Revoltohen ndjekësit: Ik në Turqi… (VD) Këngëtarja, Çiljeta Çilaga.

TIRANË– Këngëtarja, Çiljeta Çilaga duket se ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht muajit të Ramazanit. E mbuluar me shamin (Lexo këtu), këngëtarja nxiti një sërë debatesh në rrjetë, pasi nuk ishte parë kurrë më parë e mbuluar. Por, Çiljeta ka befasuar përsëri fansat!

E veshur tashmë jo vetëm me shaminë në kokë, por edhe me mbulesën tipike të fesë myslimane, Çiljeta ka ndarë një video në rrjete sociale. E gjitha me të zeza dhe pa make-up këngëtarja shkruan:

“Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit ,unë kam bërë zgjedhjen e duhur duke u veshur nga “Fafa by fadona” për lutjet e mia”.

Por, mesa duket ndjekësit nuk preferojnë të shikojnë këtë ndryshim të madh tek këngëtarja dhe e kanë kritikuar.

“Ik në Turqi s’e në Shqipëri s’ka vend kjo veshje”,-shkruan njëri nga ndjekësit.

Feja e shqiptarit është shqiptaria”,– vijon një tjetër.                                         

Megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të mos i përgjigjet komenteve kritikuese.


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment